Panorama Sport (Albania)

Partizani synon Ngonë, Mema: E E dua dua edhe edhe një një vit vit te te Tirana Tirana

Trajneri: Sulmuesi duhet të qëndrojë, nuk dua ta pasojmë si Atletiko

- ILIR CARA

Partizani është në rrugën e duhur për të arritur objektivin madhor, titullin kampion, por ekipi nuk konsideroh­et i plotë. Madje, edhe vetë trajneri Gega e ka pranuar se nuk duhet të pritet spektakël nga ekipi i tij, pasi nuk janë briliantë. Mungesa e një "pyke" është evidentuar nga fillimi i sezonit. Ekziston një opinion se Partizanit i mungon një lojtar si Majkëll Ngo i Tiranës. Sulmuesi anglez ka qenë në listën e dëshirave të klubit të kuq në merkaton e dimrit, por "demat" mbeten gjithë kohës në distancë, pa bërë lëvizje konkrete, pasi u "ngatërruan" me disa alternativ­a nga jashtë. Ngo pati probleme me bardheblut­ë në periudhën e fundit të 2018-ës, kështu që Partizani, duke e pasur një pëlqim për anglezin, gjatë gjithë kohës e mbajti në monitorim çështjen e tij, por pa u hedhur në sulm për atë. Të kuqtë kanë shpresuar te ndonjë "divorc" i parakohshë­m me rivalët kryeqyteta­s, në mënyrë që ta "rrëmbenin". Por, janari solli paqen mes Ngosë dhe Tiranës, kështu që Partizani nuk bëri asnjë lëvizje për të përfituar shërbimet e 26vjeçarit, mbase edhe nga karakteri i lojtarit. Duke e ndier në këtë periudhë mungesën e një "pyke", si dhe shpërthimi­n e sulmuesit te Tirana, ka bërë që në kampin e kuq të ketë shenja pendese, pse nuk bënë ofertë konkrete për Majkëll Ngonë. Në futboll fjala "kurrë" nuk ekziston, kështu që po shqyrtohen mundësitë që anglezi të vishet i kuq në fund të sezonit, ku pritet që Partizani të hidhet në sulm. Ngo është në përfundim të kontratës me Tiranën dhe nëse i ofrojnë ofertë më të mirë se bardheblut­ë, ai mund të vishet i kuq. Partizani po lufton për titull kampion, por minimumi, pjesëmarrj­a në Europë, quhet thuajse e arritur. Kështu që edhe kjo shikohet si një faktor joshës që "demat" të përfitojnë shërbimet e shtatlarti­t të sulmit bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania