Panorama Sport (Albania)

Osmani: Presioni mbi Partizanin, po fituam marrim titullin

Dëshira e fundit e 33-vjeçarit: Të fitoj një trofe në Durrës

- ZAMIR QYPI

Kapiteni i Teutës, Tefik Osmani, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, pohoi se nëse durrsakët do të arrijnë që të fitojnë të dielën ndaj Partizanit, do të jenë “djemtë e detit” ata që do ta fitojnë titullin në fund. Gjithsesi, Osmani e pranon se pjesëmarrj­a në Kupat e Europës mbetet një objektiv për t’u arritur. Kapiteni i Teutës do të ketë statusin e ish-it ndaj Partizanit, ku edhe një herë sqaron dhe kërkon falje për ngacmimin që bëri ndaj “demave” pas fitores së trofeve të dyfishtë me Skënderbeu­n në sezonin e fundit. Osmani s’firmos për barazim, pasi Teuta çdo ndeshje e nis për fitore.

Teuta barazoi në fund me Kukësin, duke dëshmuar se është një ekip që nuk dorëzohet. Si kapiten, a jeni i kënaqur me reagimin e grupit?

Ndeshja me Kukësin tregoi atë që Teuta ka shfaqur që në fillim të kampionati­t, se do të jetë një ekip i fortë. Më pëlqeu shumë skuadra, pasi vinim pas një barazimi në fushën tonë me Skënderbeu­n, ku rezultati, nga 2-0 për ne, shkoi në 2-2. Pa dyshim që ishte ulje morali për të gjithë. Por e kundërta ndodhi me Kukësin në Kupë, ku nga 0-2 arritëm të barazojmë në 2-2. Kjo tregoi se Teuta ka një grup shumë të fortë dhe me karakter. Nuk është e lehtë në futboll të kalosh brenda 10 ditëve këto dy lloj ndeshjesh.

Nëse ajo ndeshje do të kthehej pas, çfarë do t’i ndryshonit, mbase ndonjë gabim do ta zhbënit?

Nuk kam pse të kthej pas një ndeshje kur ajo ka mbaruar. Edhe pse kemi gabuar shumë, nga unë i pari, mund të them se kemi shumë meritë si skuadër, pasi i dhamë vetes një takim tjetër ku do të vendoset kualifikim­i.

Pjesëmarrj­a në Europë është misioni i Teutës. Nga mendoni se do ta arrini objektivin, prej kampionati­t apo Kupës?

Europën e kemi pasur objektiv që nga fillimi i këtij sezoni, por kemi qenë edhe afër titullit. Kemi bërë gabime në ndeshje, që duhet t’i fitonim, por mos harroni, ka qenë meritë vetëm e skuadrës dhe e askujt tjetër që ka shkuar afër titullit.

Pas një dueli të rëndësishë­m në Kupë, vjen një tjetër përballje me vlera, kësaj radhe në kampionat.

Çfarë prisni ndaj Partizanit?

Tani po vjen fundi i kampionati­t dhe të gjitha ndeshjet do të jenë më të forta. Teuta, këtë vit, nuk është futur asnjëherë në fushë për rezultat tjetër veç fitores. Nuk jemi si disa ekipe që kënaqen edhe me barazime. Për këtë nuk cilësohemi kot si skuadra që kemi bërë ndeshjet më të bukura të kampionati­t.

Barazimi në kryeqytet, a i shkon për shtat Teutës?

Po të jemi në fushë sa për barazim, do të thosha po, por më mirë t’ia lëmë rezultatin fushës së lojës.

Dikur ngacmonit të kuqtë duke i etiketuar si “gocat e Partizanit”, por tani që janë kaq pranë titullit, çfarë emri do t’i vendosni?

Unë kam shumë miq tifozë të Partizanit, por ai term ka qenë një keqkuptim, për të cilin kam kërkuar falje për atë që kam thënë. Por, po ju them diçka. Nëse fiton Teuta të dielën, ua marrim ne kampionati­t, edhe pse mund të jemi me pikë larg tyre.

Kush e ka presionin më të madh në këtë ndeshje dhe pse?

Besoj Partizani e ka presionin më të madh, pasi i duhet fitorja që të mos e lejojë Kukësin që t’i afrohet.

Cili është lojtari që do të donit t’i hiqnit Partizanit para kësaj ndeshje, në mënyrë që ta dobësoni kundërshta­rin?

Po të isha unë trajneri, mbase mund t’ju ktheja një përgjigje...

Jeni 33-vjeç, a ndiheni i kompletuar me ato që keni arritur deri tani?

Do të më pëlqente edhe një trofe me Teutën. Kush më mban mend këtu, kam luajtur ndeshjen e parë në Europë në atë kohë, ku Kupa quhej Intertoto. Plus, kur fillon, dhe siç thotë shumica që është moshë e madhe, të pëlqen sa më shumë të kompletohe­sh. Është si puna e të pasurit, që do sa më shumë lekë (qesh).

Ju shquheni për batuta, madje ndonjëherë e teproni edhe me shokët e skuadrës. Cila ka qenë batuta e fundit që keni bërë në ekip?

Nuk e mbaj mend, se bëj shumë (qesh).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania