Panorama Sport (Albania)

Starova, trajner i Laçit: Ja pse mora kurbinasit

A do ndryshojë tani qëndrimi për FSHF-në? Batuta e 63-vjeçarit: Ndonjë llaf do e themi

- JORGIS MEMO

Befasi te Laçi, ikën trajneri Besnik Prenga dhe menjëherë drejtimin e skuadrës e merr një emër shumë i njohur në futbollin shqiptar si Sulejman Starova. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, teksa kjo lëvizje u ndikua nga humbja 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës ndaj Tiranës. Trajneri që ka fituar titullin kampion me Partizanin dhe Tiranën ka pranuar ofertën e presidenti­t Pashk Laska dhe që dje ka zbritur në fushë për të drejtuar stërvitjen e parë si kreu i pankinës bardhezi. Koha nuk pret, pasi nesër Starova do të debutojë kundër Flamurtari­t, një ndeshje që luhet në Laç dhe trajneri 63vjeçar ka mundësinë për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë. Kjo është skuadra e shtatë në karrierën e Starovës, sepse krahas Partizanit dhe Tiranës në kryeqytet, ka qenë në periudha të ndryshme edhe trajner i Teutës, Besës, Kukësit dhe një vit më parë Ferronikel­it në Kosovë. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ai tregoi pse u bind të drejtonte kurbinasit në këtë moment, ndërsa nuk la pas as batutat.

Jeni emëruar trajner i Laçit, a mund ta quajmë surprizë këtë zgjedhje që keni bërë?

Nuk ka asgjë të jashtëzako­nshme. Laçi është prej vitesh një ekip i mirë i Superiores. Presidenti Laska më kontaktoi, më bëri një ofertë dhe unë e pranova me kënaqësi. Unë kam lindur për futboll, nuk di të bëj gjë tjetër, kështu që nuk ka ndonjë çudi në këtë mes (qesh).

Çfarë ju bindi më tepër të merrnit skuadrën në një moment ku mbeten vetëm 12 javë kampionat për t’u luajtur?

Duke njohur skuadrën, pranova ofertën me besimin se do të kemi një vazhdimësi pozitive. Dihen vështirësi­të dhe situata që ka kaluar Laçi këtë sezon, por shpresojmë që këto dy muaj që kanë mbetur të bëjmë më të mirën e mundshme. Për fat të mirë, pas ndeshjes që kemi të dielën me Flamurtari­n, kampionati do të ndërpritet dy javë.

Kur ju telefonoi presidenti i Laçit, çfarë menduat?

Të them të drejtën, nuk e kam pritur këtë ofertë. Në këtë

periudhë kam qenë duke u marrë më shumë me disa punë private, të cilat i kam lënë pas dore prej futbollit ndër vite. Biseduam me presidenti­n dhe unë kam një tip që nëse më paraqitet diçka serioze, nuk them kurrë jo, pasi në fund të fundit, kjo është puna ime. Është e thjeshtë, Laçi më respektoi dhe unë i ktheva respektin.

Cili do të jetë objektivi konkret?

Sot (dje) kam drejtuar stërvitjen e parë dhe mendoj vetëm për Flamurtari­n. Dua t’i marrim gjërat hap pas hapi, duke tentuar maksimumin në çdo ndeshje. Kam gjetur një ekip të disiplinua­r

dhe me lojtarë të dëgjueshëm. Këtë bindje e kam nga çfarë kam parë nga larg dhe tani do më duhet ta konfirmoj në vazhdimësi gjatë punës me ekipin. Pauza do të më ndihmojë më shumë për të njohur konkretish­t skuadrën.

Shpesh jeni ankuar për arbitrat dhe keni sulmuar FSHF-në, ndërsa tashmë do të jeni në një klub që raportet me institucio­nin e futbollit i ka të mira. Do të ndryshojë qëndrim edhe Starova?

(qesh). Unë bëj punën si profesioni­st. Arbitrat? Po tani do ta themi edhe ndonjë llaf, atë që mendojmë dhe shikojmë në fushë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania