Panorama Sport (Albania)

Kaosi me Kamzën, lojtarët me sytë nga FSHF

- A.Dushku

Rifillimi i aktivitete­ve futbollist­ike në vend nisi pa praninë e Kamzës, e cila sipas kalendarit në mesjavë duhet të luante çerekfinal­en e parë të Kupës me Skënderbeu­n. Dënimi që Komisioni i Disiplinës ka dhënë për klubin kamzali ka sjellë një kaos në futbollin shqiptar, por ata që e ndiejnë më shumë peshën e ndëshkimit janë futbollist­ët e Kamzës. Prej ditësh ata kanë mbetur mes katër rrugëve dhe janë të paqartë se cili do të jetë fati i tyre dhe i pagesave që duhet të marrin sipas kontratës deri në përfundim të sezonit. Për lojtarët, shpresa e vetme mbetet FSHF, por edhe ajo është konfuze nga rregullore­t, të cilat nuk e lejojnë që të jetë në krah të futbollist­ëve. Mësohet se lojtarët e Kamzës po përgatisin një shkresë për t’ia drejtuar Komitetit Ekzekutiv të federatës, që t’u japë mundësi të angazhohen në klube të tjera dhe të jenë në aktivitet deri në mbyllje të sezonit. Por, rregullore­t e FIFA-s dhe UEFA-s nuk e lejojnë një gjë të tillë, kështu që ngërçi mbetet. Gjersa Kamza nuk ka shpallur falimentim­in, FSHF nuk mund të ndërhyjë që të ndihmojë financiari­sht lojtarët, të cilët për momentin u lind e drejta e ankimit ndaj klubit për zbatimin e kontratave. Pjesë e kaosit mbetet edhe çështja e apelimit, pasi akoma nuk është mbledhur komisioni përkatës për të marrë në shqyrtim vendimin që ka dhënë Komisioni i Disiplinës. Thuhet se vonesa për mbledhjen e Komisionit të Apelit për këtë çështje ka lidhje me moszbardhj­en e vendimit të argumentua­r nga Disiplina, e cila e ka përjashtua­r Kamzën nga aktiviteti, si dhe e ka zbritur dy kategori më poshtë. Për momentin lojtarët e Kamzës po stërviten në mënyrë individual­e.

 ??  ?? Martinena dhe Orelesi vijojnë stërvitjen me shokun e tyre te Dinamo, Roland Peqini
Martinena dhe Orelesi vijojnë stërvitjen me shokun e tyre te Dinamo, Roland Peqini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania