Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi i fiksuar me sulmin, Vajushi gati për disa minuta

- Zamir Qypi

“Djemtë e detit” kanë vijuar dje paradite përgatitje­t për takimin e 25-të sezonal i vlefshëm për Kategorinë Superiore ndaj Partizanit në transfertë. Teuta vijon me përgatitje­t larg vëmendjes së mediave për supersfidë­n me të kuqtë. “Djemtë e detit”, pas dy rezultates­h jo të mira, kërkojnë të rikthehen te fitorja. Trajneri Bledi Shkëmbi po punon me një seancë stërvitore në ditë, me ekipin që ka dhënë sinjale pozitive gjatë kësaj jave. Stërvitja e së premtes është karakteriz­uar nga ushtrimet tekniko-taktike, me disa lojtarë që kanë punuar me goditjet standarde. SULMI - Me sulmuesit që nuk janë produktivë përpara portës, Shkëmbi po punon më tepër. Ai është fiksuar me goditjet e lira në mënyrë që skuadra të shënojë dhe të arrijë të marrë rezultate pozitive. Në dispozicio­n të stafit teknik ishte i gjithë grupi i futbollist­ëve. VAJUSHI - Përkundër faktit se Teuta e transferoi që në janar Armando Vajushin, nuk pati mundësi të debutojë për shkak të një dëmtimi. Por tashmë Vajushi është gati dhe pritet që në ndeshjen me Partizanin të marrë disa minuta. Vajushi ka pasur një dëmtim dhe nuk ka qenë gati për Teutën. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin Shkëmbi është rikthimi i tij nga dëmtimi. Gjithsesi, formacioni që do të zbresë të dielën në fushë do të qartësohet në stërvitjen e së shtunës. TIFOZËT - Ndaj Partizanit pritet që Teuta të ketë sërish mbështetje­n e ultrasve të tyre, të cilët kanë premtuar se do të jenë të shumtë të dielën në “Selman Stërmasi”, që do të thotë se do të jenë një motivim i madh për ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania