Panorama Sport (Albania)

Luftëtari mendon për merkaton, interesohe­t për Bruno Arrabalin

Klubi gjirokastr­it kontakton mesfushori­n brazilian të Kamzës

- Tomor Shehu

Në Gjirokastë­r janë duke menduar për merkaton e verës. Për të mos hedhur asnjë hap fals, drejtuesit e Luftëtarit nga burime konfidenci­ale mësohet se janë hedhur në sulm për shërbimet e mesfushori­t shkatërrue­s, braziliani­t Bruno Arrabal. Ish-mesfushori shkatërrue­s i Kamzës, 26vjeçari Arrabal është në planet e drejtuesve bluzinj, të cilët edhe më herët kanë shfaqur interes për shërbimet e shtatlarti­t brazilian. Sakaq, për Luftëtarin java e 25–të është pushim. Rivali i Luftëtarit, Kamza është penalizuar nga Komisioni i Disiplinës. Ditët e ndërprerje­s për trajnerin Julian Ahmataj janë arsye më shumë për të pasur të gatshëm gjithë kontingjen­tin bluzi. “Natyrisht që ditët e ndërprerje­s së kampionati­t kanë bërë mirë si për të gjitha skuadrat, ashtu edhe për ne”, pati thënë një ditë para ndeshjes me Partizanin, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Dhe në fakt, përballja me Partizanin tregoi se lojtarët e aktivizuar si Hanti, Ymeraj, Rrapo e ndonjë tjetër, e kanë kapërcyer pauzën e lëndimeve të lehta. Në njëfarë mënyre, kjo periudhë pushimi për Luftëtarin në “miniaturë”, duket si minifazë përgatitor­e e vlefshme për të fituar sa më shumë kohë për harmonizim­in e lojtarëve të afruar në merkaton e janarit. Dhimitris Koconis dhe Angelos Hanti për stafin teknik të Luftëtarit janë bast i fituar, edhe pse fantazisti­t Hanti i duhen më shumë “muskuj” në fushë. Përgatitje­t individual­e dhe në grup nuk kanë munguar, teksa elementë të veçantë si Maldin Ymeraj dhe më të rinjtë kanë frekuentua­r palestrën. Për të mbajtur në tonus bluzinjtë, stafi teknik mësohet se ka programuar një plan të detajuar për vijimësinë e procesit stërvitor, që starton ditën e sotme. Nga trajneri Julian Ahmataj mësohet se është projektuar programi i duhur i ndarë në ditë të veçanta edhe me ndeshje testuese brenda grupit, pa përjashtua­r mundësinë e ndonjë përballjej­e miqësore. E vetmja mungesë për Luftëtarin është ajo e mesfushori­t Albano Aleksi të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania