Panorama Sport (Albania)

Kotobelli: Flamurtari­n e kanë masakruar, do ishim për titull

Mbrojtësi i majtë: Gjykime skandaloze ndaj nesh

- Po arbitrat sa kanë ndikuar Partizani kryeson, çfarë ndjesie keni? Ermal Sika

Blerim Kotobelli nuk është bërë aspak pishman që la Partizanin për Flamurtari­n. Mbrojtësi i majtë shprehet se ndihet i vlerësuar nga të gjithë në Vlorë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Kotobelli thekson se me lojtarët e larguar, Flamurtari mund të rivalizont­e ekipet e kreut, por pranon se tani skuadra po luan edhe më mirë, ndërsa i shikon të arritshme Kupat e Europës. Sa i përket titullit kampion, ai mendon se ky është viti i Partizanit.

Si e vlerësoni ecurinë e Flamurtari­t pas janarit?

Mendoj se ecuria e Flamurtari­t ka qenë e mirë. Kemi zhvilluar shumë ndeshje pozitive dhe kjo është për t’u vlerësuar. Të gjithë djemtë dhe stafi teknik po bëjnë një punë të mrekullues­hme.

Sa të arritshme janë Kupat e Europës?

Unë mendoj se Kupat e Europës janë të arritshme, pasi nuk jemi shumë larg nga vendi i tretë dhe i katërt. Deri sa matematika na lejon, besoj se jemi në rrugën me duhur.

Mendoni se kanë ndikuar largimet e lojtarëve?

Mendoj se nëse do të ishim ai grup që në fillim të sezonit, do të ishim rival sot me Kukësin dhe Partizanin. Por, edhe tani kushdo që është futur ka bërë mirë dhe ka dhënë gjithçka. Dua të them se kemi zhvilluar ndeshje më të mira tani se në dy fazat e para.

me vendimet e tyre te Flamurtari?

Të them të vërtetën kam qenë në disa ekipe, por si këtu që Flamurtari masakrohet nga arbitrat, nuk kam parë asnjëherë. Nuk është problemi se arbitrat gabojnë 1, 2 apo 3 ndeshje, por e bëjnë në shumë ndeshje. Madje, edhe nga Kupa e Shqipërisë jemi eliminuar nga arbitrimi skandaloz. Nuk kam çfarë të them më shumë, por nuk duhet të jetë kështu. Futbolli duhet të jetë i pastër.

Ndeshjen e radhës me Laçin si e shikoni?

Kjo ndeshje është si të gjithë takimet e tjera që duhet vlerësuar maksimalis­ht. Mendoj që është një sfidë shumë e vështirë dhe dihet që në fushën e Lacit është një fushë e fortë për t’u fituar. Por ne e kemi vlerësuar dhe do të futemi për tri pikë. Mendoj se nuk do të dalim pa pikë nga ky takim.

Jeni bërë pishman që u larguat nga Partizani?

Jo. Nuk jam bërë aspak pishman që jam larguar nga Partizani. Këtu te Flamurtari jam shumë mirë, që nga aktivizimi ashtu edhe nga ambienti. Ndihem i vlerësuar dhe kjo më bënë të ndihem mirë në Vlorë. Më vjen mirë për Partizanin. Aty kam shumë miq dhe më bëhet qejfi.

Mendoni se ky është viti i Partizanit për titullin?

Po, mendoj shumë se ky është viti i Partizanit. E ka gjithçka vetë në dorë për të dalë kampion. Mendoj se do e arrijë ta fitojë titullin.

I ruani marrëdhëni­et me lojtarët e Partizanit?

Sigurisht që i ruaj marrëdhëni­et. Më shumë flas me Belicën, Asanin, Bardhin, Hilën, Malën dhe Xhikën. Kam lënë miq shumë të mirë aty.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania