Panorama Sport (Albania)

Shehu karikon Kastriotin: Bardheblut­ë i mundim me tifozë

Mesfushori: Rikthimi në fushën tonë, ogur i mirë

- Ftesa nga Kombëtarja U-21? Bujar Balliu

Julian Shehu, është njëri nga lojtarët më premtues te Kastrioti. Mesfushori që më 6 shtator mbush 21 vjeç, është ftuar edhe në grumbullim­in e Kombëtares U-21, falë aftësive dhe performanc­ave të mira të zhvilluara këtë sezon me krutanët. Në një intervistë për gazetën, Shehu flet për ecurinë e deritanish­me të skuadrës, ndeshjen e radhës ndaj Tiranës, por edhe ftesën e marrë nga Kombëtarja U-21.

Si mund ta përshkruan­i ecurinë e Kastriotit në këtë 2019?

Ka qenë një ecuri mjaft e mirë në 2019-ën, kemi zhvilluar mjaft ndeshje të mira që nga pas merkatos së janarit, kemi përforcuar ekipin, edhe rezultatet që kemi arritur na kanë ndihmuar shumë edhe për ecurinë në vazhdim. Do mundohemi të mbajmë të njëjtën ecuri dhe të arrijmë rezultate sa më të mira në vazhdim që të arrijmë objektivin që kemi për mbijetesën.

Shtyrja e kampionati­t ndali "hovin" apo ju shërbeu për të përgatitur më mirë ndeshjen e radhës?

Besoj se shtyrja e kampionati­t ishte në një moment jo të mirë për ne, pasi kishim vazhdimësi të mirë dhe po merrnim rezultate të mira, por besoj se nga ana tjetër na ka ndihmuar për të përgatitur më mirë ndeshjen me Tiranën, që të shkojmë dhe të marrim një rezultat pozitiv, që do të na ndihmojë shumë edhe për ecurinë në vazhdim.

Përballja me Tiranën nuk është kaq e thjeshtë?

Pa dyshim Tirana ka treguar po ashtu një tjetër fytyrë në vitin 2019 ku ka pasur rezultate të mira. Por ne duhet të japim më shumë se maksimumi për këtë ndeshje, në mënyrë që ta fitojmë sfidën, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores do të na prishte mjaft punë për të ardhmen. Do mundohemi të japim maksimumin,

pasi e dimë që ekipi i Tiranës ka bërë mirë së fundmi, ndaj do japim më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv.

Licencimi i "Redi Malokut" është një lajm i mirë?

Licencimi i "Redi Malokut" është një lajm i mirë për ne, pasi aty kemi mbështetje­n e plotë të tifozëve dhe besoj do të jetë një ogur i mirë për të marrë një rezultat pozitiv.

A vendos shumë për të ardhmen kjo ndeshje?

Besoj se kjo ndeshje ka rëndësinë dhe specifikën e vet për trepikëshi­n, por nuk besoj se do të jetë vendimtare, pasi kemi edhe shumë takime përpara deri në fund të sezonit, ndaj nuk është kjo ajo ndeshje që vendos. Jam mjaft i kënaqur për ftesën dhe shpresoj që t'ia shpërblej Kombëtares dhe trajnerit që më bëri këtë ftesë dhe të jap maksimumin tim për fanellën e Kombëtares.

në 20 takime dhe 1640 minuta ka shënuar Julian Shehu. Mesfushori këtë sezon ka rënë në sy, madje është grumbullua­r edhe nga ekipi përfaqësue­s Shpresa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania