Panorama Sport (Albania)

“Basti” i Bylisit, ta mbyllë fazën e tretë pa humbje

Ymeraliaj: Nuk e diskutojmë rikthimin në elitë

- Erjon Saliu

Franc Ymeraliaj është lojtari ballshiot i afruar gjatë merkatos së janarit në radhët e skuadrës së Bylisit. Mesfushori ka luajtur në Greqi, në akademi të njohura, ndërsa para se të firmoste në Ballsh ka qenë kapiten i skuadrës së Rodosit. Ymeraliaj është aktivizuar si titullar ndaj Orikumit dhe Lushnjës, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Tashmë, ai është ambientuar me skuadrën e re dhe kampionati­n shqiptar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mallakastr­ioti ka pohuar: “Tashmë jam ambientuar më së miri me Bylisin. Skuadra ka një grup shumë të mirë dhe është një klub mjaft i organizuar dhe këtë e kam parë në këto javë që unë jam pjesë e skuadrës ballshiote. Për punën e mirë që është bërë, çdo gjë është në rrugë të mbarë sa i përket realizimit të synimit tonë që është ngjitja në Superiore. E kemi ruajtur vendin e parë, madje e mbyllëm fazën e dytë me shtatë pikë larg, por formula kështu është. Megjithatë, ne tashmë duhet që të mendojmë për ndeshjet e mbetura. Me Orikumin është sfida e radhës dhe ne synojmë vetëm 3 pikët, aq më tepër që luajmë në fushën tonë dhe unë kam besim se do t’ia dalim mbanë. Realisht, me të gjitha ekipet që ne kemi luajtur kemi dhënë më të mirën tonë. Bylisi unë kam besim se do ta mbyllë edhe fazën e tretë pa asnjë humbje. Skuadra është në top-formë, jemi stërvitur dhe punojmë vazhdimish­t që të ngjitemi në Superiore. Personalis­ht, do të jap më të mirën që skuadra të realizojë synimin që ka këtë sezon, sepse Ballshi është shtëpia ime. Unë bashkë me shokët jemi një familje dhe duam që Bylisi të ngjitet në elitë”, tha lojtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania