Panorama Sport (Albania)

Besa, autostradë me Lushnjën

Mesfushori Bler Thaçi është gati për Maganin, pritet fitorja e radhës në Kavajë

- FERIZ FERIZAJ

Mesfushori i Be sës, Bler Thaçi, që nga fillimi i shkurtit, krahas stërvitjes me grupin, zhvillon edhe seanca individual­e në sytë e trajnerit Magani. Mesfushori kosovar që vjet shkëlqeu me Besën, për shkak dëmtimi nuk ka qenë ai që pritej deri më tani. Vetëm 3 javë më parë Thaçi zbriti në fushë dhe duket se shumë shpejt po kap formën e tij maksimale. Ai e pranon edhe vetë se dëmtimi i kushtoi jo pak, por shprehet i bindur se tashmë ka kaluar 90% të dëmtimit. Kujtojmë se sinjalin e parë, Thaçi e dha që me Egnatian javën e shkuar teksa shënoi golin e sigurisë.

THAÇI

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, lojtari shprehet: “Së pari, u jam mirënjohës tifozëve që vërtet me të drejtë kanë pritur dhe presin nga unë. Dëmtimi zgjati pak dhe tani mund të them se jam 90% i gatshëm për lojë. Trajneri Magani më ka dhënë një program plus, përveç stërvitjes me ekipin dhe falë tij tani ndihem shumë më mirë. Nga ndeshja në ndeshje ndihem më i gatshëm”, thotë mesfushori. Verdhezinj­të sot do të presin Lushnjën në fushën e tyre. Mesfushori, pavarësish­t se vlerëson lagunarët, shprehet se Besa nuk ka rrugë tjetër veç fitores. “Jemi koshientë se me Lushnjën asnjëherë nuk është e lehtë. Kujtoni se vetëm tri javë më parë na mundën pastër 2-0 në transfertë. Lagunarët nuk kanë çfarë të humbasin, ndaj do luajnë pa presion ndaj nesh. E gjithë ngarkesa do të bjerë mbi ne, që sigurisht vetëm fitorja na bën punë. Këtë e dimë shumë mirë dhe gjatë të gjithë javës kemi punuar pikërisht për të luajtur të qetë, të sigurt dhe me besim te fitorja kurdo të vijë ajo”, përfundoi Thaçi. TIFOZËT

Besa nuk e llogarit hapin fals në këtë takim, duke ditur faktin që Lushnja që ka përballë nuk ka më asnjë synim në këtë sezon. Për më tepër, që ekipi mik do të ketë edhe mungesa titullarës­h, disa për shkak dëmtimesh, ndërsa të tjerë që janë të s’kualifikua­r. Ndërkaq, klubi kavajas u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në stadium në mbështetje të skuadrës në këtë takim të rëndësishë­m. Objektivi i Besës është ngjitja në Superiore, ndërsa diferenca me Bylisin e vendit të parë është vetëm tri pikë dhe deri në fund parashikoh­et një garë e fortë mes ekipeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania