Panorama Sport (Albania)

Apolonia: Nuk bëjmë aleanca, ndërtojmë ekipin e ri

- Bujar Rama

Shprehja "respektojm­ë garën", është kthyer në një "zhargon - klishe" për dy fazat e fundit të Kategorisë së Parë, nga pjesa dërrmuese e skuadrave pjesëmarrë­se. Në fakt është asteizëm i shprehjes "Nuk na intereson më kampionati", nëse bëhet "transkript" korrekt i lojës që skuadrat bëjnë në fushë dhe jo në deklarimet në media. Dhe janë jo pak, por plot 8 javë fiktive, ku mungon apo stiset gara reale, gjithçka kthehet në një fasadë të shëmtuar, me përjashtim­e të rralla, kryesisht nga skuadrat e rrezikuara paq, që përpiqen të marrin pikë me çdo lloj mënyre, si dhe të pretendent­ëve për në Superligë, që bëjnë llogari "me laps të hollë" për t'i fituar të gjitha ndeshjet. Format i dështuar për Kategorinë e Parë është pak ta thuash, pasi është stërthënë tash e kaq vjet në analiza specialist­ësh të mirëfilltë dhe po aq nga "aktorë" gjakftohtë të futbollit, me dëshirën e sinqertë për të pasur një kampionat kompetitiv. Por vetëm veshi i FSHF-së nuk i dëgjon kambanat shurdhuese...Në këtë "qerthull" të dyshimeve të hapura për garën inekzisten­te, Apolonia përpiqet "të bishtnojë", duke pretenduar se do t'i mbetet "partizane" garës së ndershme dhe lojës pa kompromise. Ka një arsye për t'i besuar këtij pretendimi të fierakëve (fusha do ta dëshmojë): në skuadër ka ardhur trajner i ri dhe ka filluar projekti për sezonin e ardhshëm, gjithmonë sipas pretendime­ve të vetë fierakëve. HYSENSHAHA­J - Kapiteni fierak preferon të qëndrojë larg këtij "debati", pavarësish­t se mendimin për skemën e kampionati­t të Kategorisë së Parë e përmbledh me një fjali: "Pa dyshim që mund të gjenden formula më efikase, këtë le ta shqyrtojnë me seriozitet faktorët e duhur!" thotë Taulant Hysenshaha­j. "Apolonia ka tjetër natyrë dhe as që na shkojnë ndërmend asilloj aludimesh. Nuk e hedh dot poshtë që tempi i shumë skuadrave që dalin nga objektivat pas fazës së dytë pëson rënie, por dua t'ju siguroj që kjo gjë nuk ndodh te ne. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë: po punojmë që sot për skuadrën e së nesërmes dhe kjo gjë përbën interesin madhor për të gjithë komponentë­t, duke nisur që nga drejtuesit e klubit, trajneri i ri dhe grupi i lojtarëve, ku secila palë duhet të dëshmojë predispozi­tën për të bërë më të mirën për Apoloninë", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, kapiteni i fierakëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania