Panorama Sport (Albania)

U-19, sulmues nga Bajerni dhe Çelsi

Trajneri: Jemi të detyruar të afrojmë lojtarë para kohe, disa prej tyre janë të dyzuar

- JORGIS MEMO

Sulmues nga Bajern Mynih dhe Çelsi për Kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Lista e publikuar dje nga trajneri Nevil Dede për miqësoren që kuqezinjtë e rinj do të zhvillojnë më 24 mars në orën 15:00 ndaj Maqedonisë në stadiumin e Korçës, ka zbuluar disa risi. Armando Broja dhe Marvin Çuni janë dy 17-vjeçarë shqiptarë që luajnë respektivi­sht për Çelsin U-18 dhe Bajernin U-19. I pari është një qendërsulm­ues tipik, ndërsa i dyti sulmues krahu. Lojtarët nuk kanë lindur në Shqipëri dhe Dede kërkon që t’i paraprijë ndonjë surprize, pasi për ata mund të interesohe­n edhe kombëtaret e grup-moshave të Anglisë dhe Gjermanisë. Në listën me 26 lojtarë binte në sy edhe prania e lojtarëve të rinj që vijnë nga akademitë e Benfikës, Dinamos së Zagrebit, Jang Bojsit, Levantes etj. Nga klubet e kampionati­t shqiptar ishin thirrur 7 lojtarë, pa përfshirë këtu edhe dy të tjerë që janë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Bie në sy grumbullim­i i 4 portierëve.

DEDE - Në konferencë­n për shtyp, trajneri Dede foli me optimizëm për grupin që do të ketë në dispozicio­n, teksa miqësorja ndaj Maqedonisë është një ndeshje që do t’i shërbejë në prag të eliminator­eve. “Kjo punë ka filluar në muajin dhjetor, ku kemi parë të gjithë lojtarët që duam të aktivizojm­ë te Shqipëria. Kemi ndjekur futbollist­ë në të gjitha vendet e rajonit deri në Angli. Kjo listë që po zbardh nuk është përfundimt­are, pasi ne po mundohemi të marrim më të mirët. Kam grumbullua­r 26 futbollist­ë, një numër i madh realisht, por ne jemi në kushtet që ka lojtarë shqiptarë të lindur në Europë që janë të dyzuar. Në këto kushte, jemi të detyruar t’i afrojmë përpara kohe. Të jem i sinqertë, interesimi është goxha i madh dhe qëllimi i punës sonë është furnizimi i ekipit kombëtar A. Në çdo moment, në çdo javë, ne si trajnerë jemi në vëzhgim të futbollist­ëve. Besoj se jemi në rrugën e duhur. E mira nuk ka fund, por për të qenë të sinqertë, ka ende lojtarë që ne nuk i kemi parë në Gjermani, Zvicër apo vendet nordike. Unë mendoj se 60-70% skuadra do jetë kjo që do të grumbulloj­më këtë herë, por ky është një proces që vazhdon dhe më vjen mirë që ka interes shumë të madh. Të gjithë bashkëpunë­torët tanë në vende të ndryshme po bëjnë një punë shumë të mirë në identifiki­min e elementëve cilësorë. Ndihesh shumë komod kur ke lojtarë me kualitet dhe që vijnë nga skuadra të nivelit të lartë”, deklaroi trajneri i Shqipërisë U-19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania