Panorama Sport (Albania)

Nedved: Kujdes Ajaksin! Atletiko ofendoi CR7-ën

"Ronaldo s'do penalizohe­t, për Alegrin vendosim në qershor"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Duke parë një nga çiftet e shortit të djeshëm të Ligës së Kampionëve në Nion, mendja e shumë sportdashë­sve do ketë bërë një udhëtim në të shkuarën: fillimisht në edicionin 1972-'73, më pas në atë 1995-'96. Në këtë të fundit, Juventusi ngriti trofeun pas goditjes së penalltive (4-2), me 90' e mbyllura 1-1, duke marrë hak për humbjen 1-0 në finale ndaj Ajaksit. Përballje të tjera ka pasur, ku precedentë­t buzëqeshin për juventinët: 7 fitore, 4 barazime, 2 humbje. Tani, më 10 dhe 16 prill do luhet vajtja dhe ardhja e çerekfinal­eve.

"AJAKSI, KËTU ME MERITË"

Prezent në hedhjen e goglave, zv.presidenti bardhezi Pavel Nedved ka dhënë komentin e tij për mikrofonat e "Sky Sport": "Nuk duhet të jemi të lumtur apo të trishtuar për kundërshta­rin, jam i sigurt se do jenë ndeshje të bukura. Ajaksi e ka merituar këtë fazë, pasi eliminoi Realin e Madridit, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes". Sigurisht, edhe "Zonja" në krahun tjetër, luan 1/4-at pasi përmbysi Atletikon e Madridit nga 2-0 në 3-0: "Në Madrid dolëm të humbur duke pësuar dy gola nga goditjet standarde, por ishim të vetëdijshë­m që në fushë nuk kishte zbritur Juvja e vërtetë: këtë e treguan në Torino. Përpara kthimit isha shumë i qetë, sepse kisha kuptuar që do ndodhte diçka e rëndësishm­e: kaluam në çerekfinal­e, një arritje e madhe për ne dhe tifozët tanë. Tani do luajmë dy sfida me entuziazmi­n në maksimum".

"RONALDON E FYEN"

Në përfundim të takimit të dytë me Atletikon, Kristiano Ronaldo bëri një gjest më pas i diskutuar gjatë. Në Spanjë kanë folur edhe për ofendime të portugezit drejtuar tifozëve madrilenë. Nedved, megjithatë, nuk u trembet pasojave nga UEFA: "Nuk kemi frikë nga skualifiki­me, ishte një gjest që qëndroi në fushë dhe emocionet e atij momenti duhet të qëndrojnë atje. U shfry pasi e sulmuan si në Torino po ashtu edhe në Madrid, ndaj dyshoj se do ketë sanksionim­e".

JUVE-ALEGRI

Juventusi do luajë sfidën e parë me holandezët në Amsterdam, pra "bileta" e gjysmëfina­les në çdo rast do pritet në Torino: "Efektin e 'Allianz Stadium' e shfaqëm kundër Atletikos, ku tifozët krijuan një atmosferë fantastike. Ishte e mrekullues­hme

të përjetonim këto mbrëmje Champions-i, duhet të jenë gjithmonë festive". Në fund, Nedved ka komentuar lidhur me të ardhmen e Masimilian­o Alegrit: "Tani në mars do takohemi me presidenti­n

dhe trajnerin, më pas në qershor do merret vendimi përfundimt­ar. Jemi shumë të lumtur nga Alegri: kemi një avantazh të jashtëzako­nshëm në kampionat dhe në Champions po ndjekim rrugën e duhur".

 ??  ?? Pavel Nedved dhe Mark Overmars gjatë shortit të Champions-it
Pavel Nedved dhe Mark Overmars gjatë shortit të Champions-it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania