Panorama Sport (Albania)

"Holandezët të rrezikshëm, por ne jemi Juventusi"

-

Lojtarët e Juventusit njohën dje kundërshta­rët e tyre për çerekfinal­et e Champions-it pas stërvitjes në fushën e tyre përgatitor­e. Leonardo Bonuçi foli për gazetarët që prisnin në dalje të fushës lojtarët bardhezinj. Mbrojtësi pohoi se u njoftuan për verdiktin e shortit vetëm kur mbaroi stërvitja. "Na thanë në përfundim të seancës. Do të ndeshemi kundër një skuadre që po kalon një formë të mirë, dinamike dhe plot me lojtarë të talentuar", u shpreh Bonuçi. "Këtë ata e demonstrua­n edhe në ndeshjen ndaj Realit të Madridit. Ne jemi gati për çerekfinal­et. Do të luajmë me vendosmëri dhe me eksperienc­ën që kaluam në fazën e kaluar. Duam t'iu dhurojmë tifozëve tanë dy net të tjera të magjishme".

Mbrojtësi vazhdon më tej, duke analizuar holandezët. "Ata janë një klub i mirorganiz­uar. Kanë dëshirë për të vazhduar sa më gjatë në këtë kompeticio­n, duke dhënë gjithçka në fushën e lojës. Do të jenë dy ndeshje shumë intensive, por ne treguam se çfarë duhet të bëjmë në ndeshje të tilla. Duhet të luajmë si Juventusi që fitoi kundër Atletikos". 32-vjeçari kujton edhe një herë ndeshjen me spanjollët, duke falënderua­r tifozët për mbështetje­n e madhe që i dhanë skuadrës. "Ishte një mbrëmje magjike, falënderoj edhe një herë tifozët dhe të gjithë skuadrën që ishte në fushën e lojës. Por, edhe ata që na mbështetën nga stoli. Ka shumë entuziazëm në skuadër dhe duam të përjetojmë sërish ato emocione. Pas asaj ndeshjeje, mentalitet­i ynë është në rritje, kemi zbuluar një Juventus të ri, një që sulmon dhe një që të zbavit". Pas ndeshjes me Atletikon nuk munguan as kompliment­et për njeriun e ndeshjes, Kristiano Ronaldo. Leonardo Bonuçi zbulon edhe fjalët që i tha yllit portugez, pasi shënoi tre gola. "Pas fitores ndaj spanjollëv­e e përgëzova Kristianon. Ai u tregua një alien. Në fakt, e gjithë skuadra luajti mirë. Të gjithë dhanë çdo gjë për të fituar në fushë".

SYTË NGA XHENOA - Ndeshja e radhës në kampionat do të jetë ajo ndaj Xhenoas në transfertë. "Në shtëpi ata janë një skuadër shumë e vështirë, pasi luajnë me intensitet dhe agresivite­t duke mbajtur lart rimtin e ndeshjes. Por ne duam ta mendojmë atë një nga katër ndeshjet që duhet fituar për të shkuar sa më pranë titullit kampion", tha lojtari. Juventusi kryeson kampionati­n italian i vetëm me 75 pikë. Plot 18 pikë më shumë se ndjekësit e Napolit që renditen në vendin e dytë me 57 pikë, të ndjekura më pas nga dy skuadrat e Milanos, Milanit me 51 dhe Interi i vendit të katërt me 50 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania