Panorama Sport (Albania)

Mesi tremb “djajtë”, me 2 gola u rrëmbeu 2 Champions

Argjentina­si është përballur 4 herë me Junajtid

-

Shorti i Ligës së Kampionëve i dhuroi Barcelonës një rival të njohur. Mançester Junajtid do të jetë kundërshta­ri i katalanasv­e në çerekfinal­e dhe Leo Mesi e di mjaft mirë çfarë do të thotë të luash kundër “djajve” në Ligën e Kampionëve. E ka bërë 4 herë në ndeshje zyrtare dhe bilanci ka qenë: 1 barazim pa gola, një humbje dhe dy fitore për ekipin spanjoll. Interesant është fakti që këto dy fitore kanë qenë në sfidat më të rëndësishm­e, të vlefshme për finalen e Champions-it në “Olimpiko” (2009) dhe në “Uembli” (2011). Për herë të parë argjentina­si luajti kundër Junajtid në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në 23 prillin e vitit 2008 në “Kamp Nou” U aktivizua për 1 orë dhe pastaj ia la vendin Bojan Kërkiç. Nuk arriti të shënonte në këtë sfidë, por as në atë pasardhëse­n. Në 29 prillin e vitit 2008 në “Old Traford”, fituan vendësit me rezultatin 1-0 falë golit të Pol Skolls në minutën e 14-të. Pas një barazimi dhe një humbjeje, Leo Mesi u rikthye të përballej sërish me Mançesteri­n në finalen e madhe të Romës dhe e fitoi. Siparin e golave e hapi Samuel Eto dhe argjentina­si shënoi një gol me kokë në minutën e 70-të pas një asisti të Ksavit. Pastaj një tjetër finale, ku shënoi dhe fitoi. Bëhet fjalë për atë të 28 majit të vitit 2011 në “Uembli”, ku “Pleshti” shënoi golin e dytë në portën e Junajtid. Pedro ishte i pari që shënoi në minutën e 27të, Runi barazoi shifrat dhe Leo Mesi kaloi sërish në avantazh Barcelonën në pjesën e dytë të ndeshjes. David Vija mbylli llogaritë në minutën e 69-të për rezultatin final 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania