Panorama Sport (Albania)

Jurgen Klop bën të vështirin: Nuk patëm fat në short

Trajneri i Liverpulit i druhet Portos në çerekfinal­et e Champions-it

-

Pasi eliminoi Bajernin e Mynihut me një leksion në “Allianz Arena”, Liverpuli dje ka njohur nga goglat e Nionit kundërshta­rin e radhës në fazën çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve. “Reds” do të ndeshen ndaj Portos, e cila në këtë pikë të kompeticio­nit ka mbërritur pasi mundi një javë më parë Romën. Si gjithnjë origjinal në deklaratat e tij, Klop nuk ka pranuar se ekipin e tij e ka përkëdhelu­r fati gjatë shortit, përkundraz­i. “Nuk mendoj se për Liverpulin fakti që do të ketë përballë Porton përbën një avantazh. Nuk ka asnjë arsye të veçantë, thjesht mendoj se nuk patëm edhe aq fat”, u shpreh tekniku gjerman për “Daily Mail”. Porto dhe Liverpuli janë përballur edhe gjatë sezonit të kaluar dhe pikërisht ato sfida janë motivi i qetësisë së Klop, i cili deklaratën e tij e vijoi duke thënë se: “Porton e njohim, sepse kemi luajtur përballë sezonin e kaluar. Duke parë rezultatet mund të themi se ishin ndeshje pozitive, por njëkohësis­ht ishin edhe të çuditshme. Në ndeshjen e kthimit patëm përballë një skuadër me karakter dhe cilësi. Porto ka ndryshuar disa gjëra nga një sezon më parë, por sidoqoftë kemi shumë respekt për kundërshta­rët tanë, ndaj për të kaluar turin do të duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe të dhurojmë dy takime niveli”. KONTRATA E UAJNDALDUM – Xhorxhinjo Uajndaldum është emri i radhës në listën e drejtuesve të Liverpulit për sa u përket rinovimeve. Pas Salahut, Manea, Firminos, Aleksander-Arnoldit, Gomezit dhe Hendersoni­t, duhet të jetë holandezi ai që duhet të firmosë, por në lidhje më këtë aspekt nuk ka asnjë të re. Të paktën jo nga ana e mesfushori­t, i cili ka sqaruar për mediat: “Nuk kam folur ende me klubin. Kontrata vlen për klubet, por për mua nuk është problem për arsyen e thjeshtë se jam njeri pa probleme. Do të shoh se çfarë do të ndodhë. Dy vite më parë (2017) nënshkrova për pesë vite me Liverpulin, ndaj, aktualisht unë e kam një kontratë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania