Panorama Sport (Albania)

Siti – “Spurs” 3 herë në 11 ditë, Pep: Me Totenhemin 50 me 50

Në “Etihad Stadium”, dy ndeshje në 72 orë

-

Totenhemit i është dhënë detyra e “panegociue­shme” që të përballet me Mançester Sitin tri herë në hapësirën e 11 ditëve gjatë muajit të ardhshëm. Dy ekipet britanike do të përballen një herë për kampionati­n dhe dy herë në çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve. Të dyja këto skuadra u vunë kundër njëratjetr­ës nga shorti i hedhur dje në Nyon, teksa “Spurs”-at do të luajnë në stadiumin “Etihad” dy herë në hapësirën e tri ditëve. Lajmi pozitiv në këtë kalendar të ngjeshur është se skuadra e Maurisio Poçetinos do të ketë gati stadiumin e saj prej 62,000 vendesh, më 9 prill, pikërisht në kohë për sfidën me skuadrën e Pep Guardiolës.

PEP – Goglat e Nionit nuk trembin trajnerin e Mançester Sisit. Për Pep Guardiolën të dy rivalet e çerekfinal­es kanë shanse të barabarta, teksa në reagimin e tij për “SKY” shpjegoi: “Përballë do të kemi një skuadër cilësore ndaj shanset për kualifikim­in janë 50 me 50. Shorti nuk ishte bujar, por në këtë moment çdo rival është i komplikuar për t’u përballur. Çdo ekip ka pikat e tij të forta dhe ato të dobëta, ashtu si edhe ne. Do duhet të përpiqemi t’i zbulojmë cilat janë”. Tri ndeshjet kundër Totenhemit në 11 ditë do të rëndojnë edhe për të besuarit e Pep, por katalanasi ka recetën, të cilën nuk ngurron ta ndajë me gazetarët: “Prilli do të jetë një muaj i pabesueshë­m me shumë ndeshje sa kemi. Do të duhet që të gjithë të jenë gati për të luajtur. Ajo që dua është që kur të kthehen djemtë nga ndeshjet ndërkombët­are të jenë të gatshëm dhe në formë për të luajtur muajin ndoshta më të rëndësishë­m të sezonit tonë deri tani”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania