Panorama Sport (Albania)

"Dua fitore në derbi, s'ka rëndësi kush shënon"

- Mateo Muzakio

Nesër në ora 20:30 në "San Siro" do të luhet derbi i Milanos mes kuqezinjve dhe Interit. Mateo Muzakios me shokë i kërkohet prova e radhës cilësore, për një ndeshje që do të vlente shumë në rast se Milani do të arrinte të fitonte.

Java para derbit, si ka qenë ajo në kampin kuqezi?

Ishte një javë e veçantë dhe mund të them se kemi punuar mirë dhe me qetësi. Kanë qenë ditë të gjata, por me kohë të mjaftueshm­e për të përgatitur si duhet një takim kaq delikat".

Çfarë do të thotë për ju ky derbi?

Ajo ndaj Interit është një ndeshje shumë e veçantë, sidomos këtë herë kur janë shumë gjëra në "valle". Luajmë për pikë, për renditjen, por edhe për të fituar vetëdije mbi cilësitë e gjithkujt".

Kokë apo renditje, cili është aspekti më i rëndësishë­m për fitoren?

Siç thashë, kjo ndeshje vlen për disa aspekte. E dimë se duhet të fitojmë, për kokën dhe renditjen. I kemi të qarta synimet tona dhe do të bëjmë të pamundurën për t'ia dalë mbanë.

Çfarë ju bën t'i druheni më shumë Interit?

Nuk i druhem asgjëje e askujt. Në këtë takim ekipet vijnë pas dy rrugëtimes­h të ndryshme, por në derbi kjo pjesë nuk është se ndikon edhe aq.

A e kishit imagjinuar në fazën e parë se në mars do të luftonit për vendin e tretë?

Ne punojmë për këtë. Kemi mundur të gjejmë ekuilibër në aspektin mbrojtës dhe të pësosh pak gola ka po aq rëndësi sa të shënosh. Duam të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ndaj Interit do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur pathyeshmë­rinë tonë.

Përveç mbrojtjes dhe Piontekut, në derbi do të nevojitet edhe një si Suso. Si mendoni?

Hezusi është një lojtar shumë i fortë dhe jo vetëm brenda Milanit. Rëndësi të dielën do të ketë fitorja e skuadrës dhe jo kush do të shënojë. Në sulm kemi cilësi, por pa dyshim që Piontek është i fortë, sepse e ka treguar. Ai nuk është nga ata që vetëm shënojnë, por na ka ndihmuar shumë edhe në lojën pa top.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania