Panorama Sport (Albania)

Spaletit i rikthehen 7 “ushtarë”

Duhet të ndryshojë edhe mentalitet­i. Nevojitet një Inter "i çmendur"

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Duhet të kthejmë faqe". Është kjo fraza që duhet të përsërisin të gjithë tek Interi pak orë nga derbi kundër Milanit. Sepse tashmë "kushërinjt­ë" kanë kaluar 1 pikë përpara në klasifikim dhe nesër në 20:30 diferenca mund të thellohet. Megjithatë, në të kundërt të sfidës së të enjtes në Ligën e Europës kundër Ajntrahtit të Frankfurti­t, ku humbja 0-1 nxori zikaltrit përfundimi­sht nga kompeticio­net europiane, trajneri Luçiano Spaleti këtë herë mund të buzëqeshë. Kjo, pasi infermieri­a po zbrazet dhe në listën e të skualifiku­arve për kartonë nuk figuron asnjë interist.

ZGJEDHJE - Kundër "Djallit" në fakt do ketë më shumë mundësi zgjedhjeje. Me gjermanët i mungonin plot 9 lojtarë, mes dëmtimeve dhe të pezulluarv­e: u detyrua të ripërdorë Ranokian qendërsulm­ues dhe dy talente nga U-19... Tani mund të përdorë Brozoviçin dhe Mirandën (të ruajtur me Frankfurti­n); Lautaro Martinezin dhe Azamoahn (me numër të plotësuar kartonësh në Europë); Zhoao Marion, Galjardini­n dhe Dalbertin (tre elementët jashtë listës UEFA). Megjithëse edhe rivali Xhenaro Gatuzo nuk ka asnjë opsion "të bllokuar": i vetmi jashtë nga kuqezinjtë është Xhakomo Bonaventur­a, i cili mbylli sezonin pas operacioni­t në gju.

MENTALITET - Me rikthimin e yjeve, megjithatë, do duhet të ndryshojë edhe mentalitet­i dhe të largohet frika, dy problemet kryesore të zikaltërve. Sepse nëse Milani në kampionat nuk humbet nga dhjetori me Fiorentinë­n, Interi theu serinë negative vetëm me Spalin, pas një barazimi me Fioren dhe një humbjeje me Kaljarin. Megjithatë, pavarësish­t se në fushë nuk do jetë bomberi Mauro Ikardi, në raste të tilla shfaqet interizmi "i çmendur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania