Panorama Sport (Albania)

Kovaç u përgjigjet kritikave të Levës: Ka të drejtë, por...

- KRITIKAT E LEVANDOVSK­IT REAGIMI

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ka reaguar menjëherë një ditë pas kritikave të sulmuesit Robert Levandovsk­i. Polaku kritikoi lojën e skuadrës dhe taktikat e trajnerit Kovaç në ndeshjen ndaj Liverpulit. Bajerni u eliminua pasi u mund në “Allianz Arena” me rezultatin 1-3. Ndërkohë që ndeshja e parë në Angli përfundoi në barazim 0-0.

Ishin të shumtë kritikat mbi lojën e dobët të Bajernit, jo vetëm tifozë, por edhe lojtarë të skuadrës nuk kanë aprovuar taktikat e trajnerit Kovaç. I pari ishte Mats Humels dhe i dyti Robert Levandovsk­i. Por, kroati përgjigjet qartë: “Dua te jem i hapur me ju dhe me skuadrën. Bajerni luajti njësoj si me Gladbahun dhe me Volfsburgu­n. Por, asnjë nuk u ankua pasi u fitua. Këtë herë ndodhi e kundërta, pasi përballë kishim një skuadër shumë herë më të përgatitur”, tha Kovaç. “Vrapuam njësoj dhe kishim 60% zotërim të topit. Loja ishte e hapur 20 minuta para përfundimi­t. Por, Liverpuli është një skuadër me kualitet dhe kjo nuk mund të mohohet nga askush. Ata janë në garë për të fituar Premier Ligën në Angli. Fjalët e Levës? Nuk shoh asnjë gjë të keqe në fjalët e tij. Ai nuk tha asgjë drejt meje personalis­ht. Lojtarët thjesht panë anën negative dhe u treguan të sinqertë. Është e vërtetë ajo që thanë. Leva ishte i vetëm dhe u ndihmua shumë pak nga shokët e tij”.

Më pas trajneri i skuadrës më të titulluar në Gjermani foli edhe për reagimin nga skuadra e tij duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Maincit. “Jemi ende në garë për kampionati­n dhe Kupën e Gjermanisë. Duhet të shohim përpara. Ndaj Maincit pres një skuadër agresive dhe të inatosur. Tifozët janë të zhgënjyer, por gjithsesi do të jenë në stadium për të na mbështetur si gjithmonë. Shpresoj që të mos i zhgënjejmë për herë të dytë”, tha 46-vjeçari. Kampionët kërkojnë të rikthehen te fitorja në Bundesligë pas dështimit në Champions. Edhe pse në kampionat skuadra bavareze ka bërë mirë në ndeshjet e fazës së dytë duke humbur vetëm një takim, atë ndaj Leverkusen­it në transfertë. Gara për titull me verdhezinj­të është më e hapur se kurrë me skuadrën e Favresë që do të luajë një ndeshje të vështirë në Berlin po ditën e diel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania