Panorama Sport (Albania)

Juvja “peshkon” Ajaksin, Nedved: Ronaldo nuk dënohet

Barcelona-Junajtid, UEFA u bën një “nder” katalanasv­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pasion, histori, nos talgji dhe realitet... Kështu mund të përshkruhe­t shorti i hedhur mesditën e djeshme në Nion të Zvicrës, i cili ka zbardhur çiftet çerekfinal­iste të Ligës së Kampionëve. Sigurisht, dueli më në zë është ai mes Juventusit dhe Ajaksit, një sfidë që ka bërë histori, duke qenë se këto dy skuadra janë ndeshur dy herë mes tyre në të kaluarën (nga një sukses për secilën), por, ndërkohë rikthehen të ndeshen mes tyre në nivelet e larta të Ligës së Kampionëve. Për tifozët bardhezi mbi të gjitha është një kujtim i bukur, duke qenë se pikërisht përballë "harkëtarëv­e" patën mundësinë që të ngrenë në qiell trofeun e fundit të Ligës së Kampionëve, në vitin 1996, por tashmë Ajaksi do të jetë pika e tyre e tranzitit, për të avancuar më tej në Europë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi, përveç Ajaks-Juventus, edhe duelet e tjera kanë plot histori brenda tyre, sidomos BarcelonaM­ançester Junajtid, dy skuadra që kanë shijuar së bashku finalet e 2009-ës dhe 2011-ës, por me "djajtë e kuq" që do të kërkojnë hakmarrje, për dy humbjet e pësuara ndaj Lionel Mesit me shokë, ndonëse nuk do të jetë aspak e vështirë. Ndërkohë, tjetër "garniturë" e shortit të djeshëm është përballja Liverpul-Porto dhe derbi anglez, Totenhem-Mançester Siti. Pa dyshim që një përballje ishullore dukej e vështirë për t'u shmangur dje në Nion, duke qenë se nga 8 më të mirat e Europës, katër prej tyre ishin angleze, prandaj emocionet në ishullin britanik nuk do të mungojnë kurrsesi në muajin e ardhshëm, përkundraz­i do të jetë një festë për të gjithë të apasionuar­it e futbollit.

DATAT E DUELEVE

Risia e sivjetshme e Ligës së Kampionëve ka qenë edhe ajo e zbardhjes së rrugës së plotë drejt finales së turneut, nga shorti i çerekfinal­eve e në vazhdim. Prandaj, të katërta çiftet e kanë "njohur" edhe kundërshta­rin e tyre të ardhshëm, ku Ajaks-Juventus sheh në horizont fituesen e Totenhem-Mançester Siti, ndërsa Barcelona-Mançester Junajtid do të ndeshet me fituesen e duelit Liverpul-Porto. Për sa u përket takimeve, ndeshjet e vajtjes çerekfinal­e do të luhen në datat 9 prill (Liverpul-Porto dhe Totenhem-Mançester Siti) dhe 10 prill (Ajaks-Juventus dhe Mançester Junajtid-Barcelona).

 ??  ?? Moment dyluftimi nga finalja e vitit 1996, mes Juventusit dhe Ajaksit. "Zonja" ngriti trofeun pas penalltive (4-2), sepse koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Moment dyluftimi nga finalja e vitit 1996, mes Juventusit dhe Ajaksit. "Zonja" ngriti trofeun pas penalltive (4-2), sepse koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
 ??  ??
 ??  ?? Moment dyluftimi nga finalja e vitit 1996, mes Juventusit dhe Ajaksit
Moment dyluftimi nga finalja e vitit 1996, mes Juventusit dhe Ajaksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania