Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Dinamo, Lika: Ua kemi marrë dorën

Mesfushori: Jemi në formë të mirë, ndalim Vllazninë

- Skerdilaid Sulozeqi

Dinamo do të luajë sot në Shkodër përballë Vllaznisë ndeshjen e radhës në kampionat. Blutë janë mundur në të dyja takimet që kanë luajtur këtë sezon me shkodranët, ndërsa sot do të kërkojnë minimalish­t një pikë. Dinamovitë­t kanë dalë nga objektivat, pasi janë 11 pikë larg shkodranëv­e, një diferencë shumë e madhe në shtatë takime që kanë mbetur deri në fund të sezonit. Ndërkaq, skuadra mbylli dje përgatitje­t për përballjen me Vllazninë që do të luhet sot në "Reshit Rusi" në orën 15:00. Kryeqyteta­sit, edhe pse nuk kanë objektiva madhorë, theksojnë se nuk do të shkojnë për turizëm në Shkodër, por për të marrë pikë, ndërsa në radhët e lojtarëve në një përballje të tillë prestigji ata do të tregojnë vlerat. Të gjitha këto i thekson në një prononcim për "Panorama Sport" mesfushori Rei Nuriu.

NURIU

"Ndeshja me Vllazninë është përballje prestigji, që çdo futbollist do të kishte dëshirë ta luante. Është një sfidë e fortë që kërkon patjetër të japësh maksimumin, por që nuk i druhemi aspak kundërshta­rit, sepse i dimë vlerat që kemi. Respekti është maksimal për Vllazninë, por asgjë më shumë", thotë fillimisht mesfushori i bluve në prononcimi­n e tij. Lojtari i talentuar shprehet se ekipi i Dinamos do të shkojë në Shkodër për të marrë pikë dhe për të nxjerrë në pah vlerat e skuadrës. "Shkojmë në Shkodër për të marrë rezultat pozitiv që do nxirrte në pah vlerat e skuadrës sonë, ndaj kemi besim që mund t'ia arrijmë. Kemi pësuar dy humbje në përballjet që kemi luajtur këtë sezon me Vllazninë dhe mendoj se është momenti për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, por unë jam i bindur se do të dalim me sukses nga kjo ndeshje", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën 20-vjeçari i Dinamos. Ndërkaq, trajneri Igli Allmuça ka dhënë udhëzimet e fundit për të tijtë, ndërsa skuadra nuk ka presion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania