Panorama Sport (Albania)

Lika, në sulm: Dinamos ia kemi marrë dorën

"Dikur ishte spektakël, tani na duhen vetëm pikët"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, kërkon që ekipi i tij të ruajë vazhdimësi­në e fitoreve edhe në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos. Për të, përballja me blutë është e vështirë, por sërish ekziston optimizmi për të arritur te rezultatet pozitive. Vllaznia, sipas tij, ka përfituar nga kjo ndërprerje, teksa i janë kthyer për këtë takim titullarët që kanë munguar në përballjen ndaj Korabit.

Profesor, kampionati gradualish­t po shkon drejt fundit dhe kuptohet që edhe sfida me Dinamon ka shumë rëndësi. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Kjo është ndeshja e dytë e fazës së tretë dhe ka akoma të tjera për të luajtur, kështu që ne përgatitem­i me seriozisht ashtu si gjithmonë për të kaluar me sukses çdo kundërshta­r që kemi përballë. Nuk ka rëndësi nëse luajmë brenda apo jashtë fushës sonë.

Ka ndikuar për mirë apo për keq ndërprerja e kampionati­t?

Ishim në atmosferën e ndeshjeve, megjithatë kjo ndërprerja na shërbeu në një aspekt tjetër. Ndonjë nga lojtarët që kemi pasur të dëmtuar kishte më shumë kohë në dispozicio­n për t'u rikuperuar, pavarësish­t se kemi ende ndonjë mungesë të rëndësishm­e. Megjithatë, Gilman Likës, Arsen Hajdarit apo ndonjë tjetri u ka shërbyer pozitivish­t kjo periudhë, ashtu siç mund t'i shërbejë edhe ndonjë skuadre tjetër që mund të ketë probleme të tilla.

Pavarësish­t se në pozita të ndryshme, Vllaznia dhe Dinamo gjithmonë kanë dhuruar futboll të bukur. Do ndodhë kështu edhe nesër(sot)?

Kjo është e vërtetë, gjithmonë kanë dhuruar futboll spektakola­r. Vllaznia-Dinamo gjithmonë kanë qenë ndeshje të bukura, sfida me gola, të luftuara, kështu që ne jemi përgatitur si duhet për këtë ndeshje, sepse për ne mbetet sërish Dinamo, pavarësish­t se në çfarë poziciones­h jemi.

Luhet përsëri në "Reshit Rusi", u mësuat me këtë fakt apo do të dëshironit të luanit në stadium?

Duhet t'i përshtatem­i këtij fakti për më tepër që kemi të bëjmë me një ndeshje të rëndësishm­e të Kombëtares në stadiumin e Shkodrës, prandaj pa mbaruar ajo, jemi të detyruar të luajmë sërish këtu.

Dinamo nuk ia ka dalë të marrë asnjë pikë ndaj Vllaznisë në dy ndeshjet e para, por do ta synojë këtë gjë te kjo ndeshja e tretë. I frikësohen­i kundërshta­rit?

Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos mendojmë se do ta kemi të lehtë sepse do kemi përballë një kundërshta­r të

fortë. Një kundërshta­r, i cili na ka vënë në vështirësi, sidomos në ndeshjen e dytë në Tiranë ku me mundim kemi fituar 1-0. Kemi të bëjmë me një ekip që në fillimet e tij këtë sezon kishte problemet e organizimi­t, por tani është një skuadër që është forcuar, është plotësuar me futbollist­ë dhe ka zhvilluar një kampionat të mirë, pavarësish­t disa ndeshjeve të fundit jo në nivelin e duhur. Besojmë se do të vazhdojmë me rezultate pozitive deri në fund të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania