Panorama Sport (Albania)

Bylis nuk njeh pengesa, përmbys Orikumin

Miqtë luajnë vetëm një pjesë, më pas janë të dorëzuar

- ERJON SALIU

Bylis nuk njeh ndale sa dhe vazhdon të fitojë. Kryesuesit e Grupit B dje kanë mundur Orikumin me rezultatin 2-1 dhe vazhdojnë rrugën drejt rikthimit në Superiore. Përballë një kundërshta­ri pa objektiva dhe me disa të rinj në formacion, Bylis nuk e ka pasur shumë të lehtë. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin minimal të miqve, ndërsa Bylis ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duke marrë një 3pikësh të rëndësishë­m.

NDESHJA

Ballshiotë­t luajnë mjaft mirë, ndërsa krijojnë edhe raste ku Kofi shpërdoron që në fillimin e takimit. Pas tij është Lamçja, ndërsa duhet theksuar se ka pasur edhe reagime të miqve ku kanë rrezikuar duke iu afruar portës ballshiote. Bylisi ka një rast ideal me anë të Barjamajt, por që nuk gjen dot golin. Atë që nuk e bën Bylisi, e bën Orikumi që në minutën e parë shtesë shënojnë me anë të Kuqit duke u futur në dhomat e zhveshjes me fitoren minimale 1-0. Me startin e së dytës, Bylisi hidhet në sulm, një zbritje e bukur e vendësve ku Barjamaj në të 54-ën nuk fal dhe nga një krosim në zonë, godet saktë me kokë dhe barazon shifrat në 1-1. Ky barazim duket se ka bërë që Bylis të jetë më kërkues dhe Guindo gjen golin e dytë. Sulmuesi i blerë në janar nga ballshiotë­t nga radhët e Skënderbeu­t ka bërë gjithçka mirë duke kaluar Bylisin në avantazh. Vendësit kanë ushtruar shumë presing ndaj skuadrës kundërshta­re, ku vetëm në pjesën e dytë ka ekzekutuar 9 goditje nga këndi ku katër raste kanë qenë të rrezikshme, por ka reaguar mirë portieri mik. Ka edhe Doksani një rast me kokë, por topi shkon pak mbi traun e portës mike. Megjithatë, gola nuk ka më, ndërsa Bylisi merr 3 pikë të çmuara dhe është në krye të renditjes, pozitë që e mban që nga fillimi i këtij sezoni me meritë dhe tashmë ballshiotë­t mendojnë për ndeshjen e radhës, atë me Egnatian sërish në Ballsh. Skuadra e drejtuar nga tekniku boshnjak, Vejlko Dovedan po kalon një formë shumë të mirë dhe synon që ta ruajë këtë deri në fund për të siguruar rikthimin në elitë pas disa sezonesh mungesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania