Panorama Sport (Albania)

Zidan paralajmër­on furtunë: Në të ardhmen ka ndryshime

Trajneri: S’kam vendosur për portierin, por luajnë të dy

-

Zinedin Zidan është i lumtur për fitoren dhe për performanc­ën e skuadrës së tij. Në deklaratën pas ndeshjes dha një sinjal të qartë për ekipin se do të ketë ndryshime të mëdha në merkato. REZULTATI- “Ishte shumë i mirë dhe këtë kërkonim. Fillimi i ndeshjes ishte pozitiv, por pastaj duhet të bënim durim. E mbyllëm siç duhej pjesën e parë dhe ishim akoma më mirë në të dytën. Jam i kënaqur”. “GARDA E VJETËR”- “Askush nuk mund ta mohojë atë që kanë bërë këta futbollist­ë. Por unë kam 25 lojtarë në skuadër dhe do të mbështetem te të gjithë, te Kurtua dhe Regilon, por edhe tek ata të mesfushës. Ata që luajtën sot (dje) bënë shumë mirë, por do të ketë hapësira edhe për të tjerët. Isko shënoi një gol dhe më pëlqeu që kishim shumë aksione nga qendra. Në fund arritëm edhe të godisnim disa herë dhe gjetëm golin”. ASENSIO- “Në pjesën e parë ishim të gjithë në vështirësi, jo vetëm Marko. Në 10 minutat e fundit ishte më i avancuar në fushë dhe ne bëmë më mirë”. PROBLEMET- “Lojtarët që janë këtu e dinë që duhet të luftosh. Kjo më pëlqen te futbollist­ët e mi. Aspekti fizik është i rëndësishë­m, por i pashë mirë në këtë aspekt. Nëse ndeshjen e nis keq dhe e përfundon mirë, do të thotë se ekipi është në rregull. Kur nuk kemi topin në zotërim, duhet të vrapojmë dhe të bëjmë presion pasi e humbasim atë. Tani shumë lojtarë do të largohen për të luajtur me kombëtaret, por duhet të punojmë”. E ARDHMJA- “Nuk mendoj shumë për të ardhmen, por thjesht për atë që na mbetet deri në fund të sezonit. Sigurisht që do të ketë edhe ndryshime, por nuk mund të them më shumë. Nuk jam këtu për të thënë se këto 10 ndeshje janë si provë për ata që do të qëndrojnë apo do të largohen”. PORTIERËT- “Nuk është një vendim përfundimt­ar për Kejlorin dhe Kurtuanë. Tibo do të luajë sërish dhe portier i tretë është Luka. Të tre janë shumë të mirë. Kjo temë do të jetë gjithmonë, por Reali ka nevojë për tre apo katër portierë të mirë. Unë do t’u jap besimin të dyve deri në fund të sezonit, sepse katër portierë s’mund të luajnë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania