Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Mbështes Panuçin, Panuçin, ja ja e e vërteta vërteta

“Edhe në kohën tonë kishte vonesa, im bir është i përgjegjsh­ëm”

- OLSI TUJANI

Kombëtarja është momenti i krenar isë për çdo futbollist. E kush më mirë se një ish-kapiten, një ish-portier dhe një ish-legjendë që e ka veshur prej dekadash ngjyrën kuqezi mund ta dijë këtë. Kristian Panuçi ka mbajtur një standard të lartë, edhe kur është bërë fjalë për një portier të Serisë A, i cili javë pas jave merr elozhet nga mediat italiane. Trajneri i Kombëtares la jashtë grumbullim­it Thomas Strakoshën, i cili humbi avionin për të mbërritur në mbrëmje në grumbullim në Durrës. Për këtë, pas publikimit të lajmit ekskluziv, "Panorama Sport" ka kontaktuar ekskluzivi­sht edhe me babain menaxher të portierit, Foto Strakoshën, ish-kapitenin e Shqipërisë. Në bisedën telefonike, ish-gardiani i kuqezinjve kërkon me çdo mënyrë të shmangë keqkuptime­t për situatën e krijuar, pasi në kryefjalë të asaj që thotë është Kombëtarja, edhe kur bëhet fjalë për të birin. "Më mirëkupton­i, por e kam të vështirë të flas. Pavarësish­t gjithkujt, Kombëtarja është mbi të gjithë", shprehet Foto sapo nis fjalën e tij. Si menaxher i Tomasit, cili është komenti juaj për vendimin e trajnerit në lidhje me të?

Edhe në karrierën time, por në të gjithë jetën time, mbi çdo gjë, ka qenë ekipi kombëtar. Dhe për të respektuar edhe momentin e ekipit kombëtar që ka ndeshjen të premten, duke marrë shkas edhe që unë jam prind, babai i Tomasit, nuk do të jem i bindshëm për asnjë. Kështu që, unë jo vetëm e kam për detyrë, por sinqerisht që e respektoj vendimin e trajnerit. Çfarë ndodhi ekzaktësis­ht?

Tani nuk dua që të futem në ato debate. Që në momentin që rregullat e trajnerit janë ato, përderisa është thyerje disiplinor­e që për x arsye të mos arrish në orën e duhur, unë e mbështes dhe e respektoj vendimin e trajnerit. Po cilat ishin arsyet e Tomasit për të mos u paraqitur në orar në grumbullim?

Juve jua kanë thënë. E keni bërë me dije.

Po, gjithsesi ju mund të keni versionin tuaj edhe si menaxher i tij...

Sado që unë mund të marr vendin tim si menaxher dhe si prind, nuk do të jem dot i bindshëm për njerëzit. Ndoshta ata që më njohin, edhe mund të më kuptojnë. Sado që të marr pozicion unë, të mirë apo të keq, nuk do të jem i bindshëm për opinionin publik. Kështu që, më lejoni me sinqeritet që duke qenë edhe në të mirë të ambientit të ekipit kombëtar të mbetem me kaq. Pse e thoni këtë?

Mbi çdo Strakosha dhe mbi këdo tjetër është Kombëtarja në këto momente.

"Panorama Sport" ka shkruar sot (dje) se vonesa e Tomasit ka ardhur për shkak të një bllokimi në trafik dhe mosarritje­je në orar për avionin. E konfirmoni?

Pse ma bëni këtë pyetje? Po cila mund të jetë arsyeja tjetër? Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj. Ishte vonesë. E them me sinqeritet, nëse ishte faji i lojtarit që u vonua, le të mbajë përgjegjës­i dhe të dënohet. Ju personalis­ht a keni komunikuar me trajnerin Panuçi?

Jo nuk kam folur. Nuk kam as të drejtë komunikimi me të dhe vetëm një herë e kam takuar rastësisht kur ka ardhur për grumbullim­in. Nuk e njoh dhe besoj edhe ai nuk më njeh. Vetëm një herë jemi parë.

Çfarë i thatë Tomit pas kësaj që ndodhi, duke ju njohur që jeni edhe i rreptë...

Tomi është në një moshë që ka edhe karakter, por gjithashtu është i ndërgjegjs­hëm dhe i përgjegjsh­ëm për veten e tij. Vërtet mua nuk më

vjen mirë, por ai ka personalit­etin e vet dhe besoj se çdo gjë e përballon me ndërgjegje­n e tij. Po juve si futbollist, me kombëtaren apo me ekipet, ju ka ndodhur të vonoheni në grumbullim­e?

Neve na ka ndodhur jo vetëm si lojtarë, por shpeshherë na ndodhte edhe me ekipin kombëtar. Është e justifikue­shme kur në ekipin kombëtar ka vonesa të ndryshme, me autobus apo kur duhet të ishe në orar në aeroporte ose kur humbnim

avionin nga një fluturim në tjetrin. Janë gjëra që ndodhin. Mjaftojnë si justifikim?

Jo nuk janë justifikim­e. Përderisa kjo është rregullore e trajnerit, duhet ta respektojm­ë. Një opinion për paraqitjet e Tomasit së fundmi në Itali, si ish-portier dhe jo si baba?

Qesh... gjëja ime kryesore ndaj Tomit është që çdo gjë që ai do të bëjë, ta bëjë atë të ndihet i lumtur dhe ta bëjë atë gjë me kënaqësi. Mirëpo, e mira nuk ka fund. Jo vetëm unë, por më bëhet qejfi që edhe Tomi është kërkues ndaj vetes. Ai do që paraqitjet e tij të jenë gjithmonë e në rritje dhe sa më të mira. Së fundmi, në mediat italiane u raportua se ndaj Fiorentinë­s luajti me dhimbje. Si është gjendja e tij aktualisht referuar këtij dëmtimi në shpatull, a e ka kaluar atë?

Jo, akoma jo. Por ta lëmë me kaq, pasi nuk dua të flas më shumë.

Thjesht për të mësuar gjendjen e një portieri shqiptar...

Mund ta di unë dhe ju për mua arsyen e pyetjes, por njerëzit mund të mendojnë ndryshe. Gjithsesi, në ndeshjen e fundit me Parmën, ishte një takim ku nuk kishte thuajse fare punë. Ama vetëm një moment gjatë sfidës ka dalë me një grushtim, nëse e shihni ndeshjen vihet re. Po e kam ndjekur... Dalja i përsërit dëmtimin në shpatull?

Po, është dëmtuar ose më saktë është goditur sërish në të njëjtin pozicion të shpatullës. Tani të shohim. Do jetë Foto Strakosha në Shkodër për të ndjekur ndeshjen?

Eh..., sinqerisht që nuk e di. Nuk e them prej kësaj të Tomit. Do të përpiqem. Isha dhe do jem gjithmonë me shpirt atje, edhe nëse nuk do të jem fizikisht atje. Kam përshtypje­n se do të jem. Do keni një biletë dyshe bashkë me Tomasin, apo do të jeni vetëm?

Me kismet, të shohim. (Qesh...)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania