Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: U sollëm si pula, humbja më djeg shumë

Trajneri i Milanit: Ndaj Interit telashet i kërkuam me qiri

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Xhenaro Gatuzo nuk gjen paqe. Humbja në derbi djeg, po aq sa një rast i mirë për hovin cilësor që shpërdoroh­et. Meritat e Interit nuk janë çështje që tekniku e prek, duke qenë se problemet dhe zgjidhjet mundohet t'i gjejë te vetja dhe skuadra që drejton.

DERBI TË KRAHASUAR

- "Ndaj Interit u munduam të luanim ndryshe dhe thyem dhëmbët. Krijuam diçka më shumë se zakonisht, por edhe vuajtëm më shumë se në përballjen e fazës së parë".

CHAMPIONS - "Kishte disa sezone që Milani nuk ishte në luftë për Champions në këtë pikë të sezonit. Duhet të tregohemi të aftë për të mos u dorëzuar dhe për të mos hequr dorë nga futbolli ynë që na ka sjellë deri këtu. Djemtë duhet të jenë të përulur dhe të mos mendojnë për ato që thuhen poshtë e lart.

NDALESA - "Personalis­ht mendoj se ndalesa për kombëtaret nuk na bën mirë, megjithëse është e drejtë që kombëtares t'u përgjigjen të gjithë. Shumë nga djemtë do të largohen dhe nuk do të punojmë dot si do të dëshiroja".

KOKA - "Në javën para derbit, të gjithë na shihnin si favoritë, ndërsa befas u bëmë të paaftë. Në nivel mentalitet­i mendoj se bëmë një hap pas. Në fushë u treguam mendjemëdh­enj, por kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Nevojitet përulësi dhe punë për të qenë një ekip i madh, megjithatë nuk mendoj se djemtë e nënvlerësu­an rivalin. Në derbi luajtëm në një mënyrë që nuk na përket, ndërsa zikaltrit bënë atë që ne e kemi bërë rregullish­t gjatë 2019-ës, sidomos në pjesën e parë".

REAGIMI I EKIPIT -

"Karakteri ndaj Interit nuk na mungoi, përkundraz­i, rrezikuam të barazonim në fund. Një ekip tjetër në vend të Milanit do të kishte pësuar shumë gola. Në penalltinë e Politanos u treguam "pula", sepse duhet ta "përcillnim" jashtë zone, ndërkohë që e lejuam të futej. Edhe zëvendësim­et shkaktuan reagim të mirë. Në derbi pati disa episode rastësore, ndaj nuk mendoj se problemi ynë ishte formacioni".

PRAPAVIJA - "Ndeshja u vendos në golin e parë, sepse ishim shtatë kundër dy zikaltërve. Kishim kohë që nuk pësonim kaq shumë kundërsulm­e, megjithatë problemi nuk mund të shkarkohet te mbrojtja. Faji është i qëndrimit defensiv të ekipit. Edhe ndaj Kievos pësuam një gol të evitueshëm, por në atë rast ishte gabim, teksa në derbi telashet i kërkuam me qiri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania