Panorama Sport (Albania)

Risi në Kombëtare, grumbulloh­et Lorenc Trashi

“Pata periudhë të vështirë, më thanë që kam dëmtim serioz”

-

Eros Grezda ka deklaruar me optimizëm se forma e tij dhe e Kombëtares është e mirë për të synuar maksimumin në dy ndeshjet e radhës. Mesfushori i Rejnxhërsi­t, në konferencë­n e djeshme ka komentuar edhe periudhën e dëmtimit. Gjithashtu, është shprehur se Shqipëria ka një grup të mirë që mund ta bëjë sërish kombin krenar:

FORMA JUAJ – “Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva të shtunën dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë maksimumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta”.

E NDIENI VETEN GATI – “Për sa kohë që jam këtu do jem gati në çdo vend. Nuk ka rëndësi nëse luaj në të djathtë apo në të majtë”.

SADIKU – “Jam shumë i lumtur që është rikthyer. Shpresoj të kombinojmë në fushë dhe të bëjmë më mirë. Merremi vesh shumë mirë me të dhe do të bëjmë më të mirën”.

BASTI ME TRAJNERIN – “Do të bëjmë maksimumin për veten tonë dhe pastaj për trajnerin”. XHERARD APO PANUÇI – “Më shumë këshilla më ka dhënë Panuçi, të dy janë profesioni­stë dhe e bëjnë punën shumë mirë”.

6 PIKË – “Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip më të vogël se vetja. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëjtën gjë, kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar”.

DËMTIMI – “Kur u dëmtova më thanë se ishte serioze. Gjëja e parë që më shkoi në mendje është mos të humbas Kombëtaren. Ndihem shumë mirë dhe kam punuar edhe me trajner privat për të arritur këto sfida”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania