Panorama Sport (Albania)

Bonuçi: Dua Champions-in, jo rekorde

“Ajo që po bëjmë është legjendare, diçka do ta lëmë rrugës për të mbërritur në majë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Leonardo Bonuçi e quan një aksident humbjen e Juventusit ndaj Xhenoas, por lë të kuptohet se në këto momente objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” është fitorja e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi bardhezi iu përgjigj interesimi­t të gazetarëve nëse Juvja do të tentojë të thyejë rekordin e 102 pikëve të grumbullua­ra me Konten, Leo thotë se qëllimi kryesor është vetëm fitorja e Champions-it. “Humbja ishte një aksident dhe do të na shërbejë për të reflektuar në të ardhmen. Nëse ka ndonjë aspekt pozitiv në këtë humbje është fakti që vjen në momentin më të mirë të mundshëm, kur skuadrat do të marrin pushimet. Kemi të gjithë kohën e mundshme për të rikuperuar forcat. Por në përgjithës­i, kjo humbje nuk e zbeh dot atë që po bën ky Juventus. Po bëjmë diçka legjendare. Të gjithë lojtarët duhet të rikuperojn­ë energjitë dhe të jemi gati për këtë fund të sezonit”, tha mbrojtësi i Juventusit.

PRIORITETE­T- Bonuçi e thotë hapur se për të mbërritur te Liga e Kampionëve, sigurisht që duhet të lënë diçka rrugës dhe nuk i intereson aspak rekordi i pikëve të grumbullua­ra në kampionati­n italian. “Më vjen keq që tani nuk jemi më të pamposhtur dhe të humbasësh është gjithmonë keq. Por për të mbërritur te Champions-i duhet të lëmë diçka rrugës. Në momentin kur ne bëmë rekordin e pikëve në kampionat e humbëm Ligën e Europës. Tani kemi një avantazh shumë të madh me kundërshta­rët dhe duhet ta menaxhojmë siç duhet. Jemi duke bërë diçka legjendare. Do të kisha vënë menjëherë firmën që të kualifikoh­eshim ndaj Atletikos dhe të humbnim ndaj Xhenoas”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit. Shumë futbollist­ë të bardhezinj­ve tani do të impenjohen me kombëtaret e tyre dhe kjo kohë do të shërbejë për t’u qetësuar disi pas një momenti të vrullshëm të sezonit. Juventusi shihet si një nga ekipe favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, sidomos tani që bëri një përmbysje të çmendur kundër Atletikos së Madridit.

 ??  ?? Leonardo Bonuçi, pas ndeshjes me Xhenoan
Leonardo Bonuçi, pas ndeshjes me Xhenoan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania