Panorama Sport (Albania)

Bajern, pesë arsye pse fiton titullin

-

Edhe tetë javë deri në përfundim të kampionati­t gjerman. Bajerni dhe Borusia po dhurojnë spektakël për sa i përket duelit për titullin. Por, kush është favoriti dhe çfarë kanë ndryshe skuadrat nga njëra-tjetra? "Bundesliga.de" u ka bërë një skaner mundësive të skuadrave.

PESË ARSYET PSE FITON BAJERNI

1. Forma më e mirë Bajerni arriti fitoren e 13-të nga 14 ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj Maincit. 24 pikët e fituara në fazën e dytë e bëjnë skuadrën e Kovaçit favoriten kryesore për të arritur e para në finish. Borusia ka lënë pikë duke rikuperuar vetëm në ndeshjet e fundit. 2. Kryesuesit e rinj Nëse kampionati do të përfundont­e sot, atëherë Bajerni do të ishte skuadra kampione e Gjermanisë. Kjo falë një golavarazh­i më të mirë se rivalët e tyre. Bavarezët janë kthyer sërish nga ndjekës në preh, duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, të kryesojnë Bundesligë­n. 3. Levandovsk­i me shokë vetëm shënojnë Për shumë kohë gjatë sezonit, Borusia ishte cilësuar si skuadra që shënon më shumë. Me fitoret 6-0 kundër Maincit dhe Volfsburgu­t dhe 5-1 me Gladbahun, Bajerni arrin në kuotën e 68 golave në kampionat. Katër më shumë se Borusia e Dortmundit. Kjo diferencë mund të thellohet më shumë nëse bavarezët do të vazhdojnë me këtë ritëm të frikshëm për sa u përket golave. 4. Rikthimi i të dëmtuarve Gjatë gjithë sezonit, Bajernit iu desh të luante pa shumë lojtarë të formacioni­t. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta. Momentalis­ht është vetëm Arjen Roben dhe Korentin Toliso ata që nuk janë nën urdhrat e Kovaçit. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. 5. Eksperienc­a mund të bëjë diferencën Se si fitohet kampionati këtë e di vetëm Bajerni i Mynihut. Klubi më i titulluar në Gjermani ka përfunduar në vend të parë në gjashtë sezonet e fundit. Borusia nga krahu tjetër është ende një pioniere për sa i përket festimit të titullit kampion.

5 ARSYET PSE FITON DORTMUNDI

1. Në shtëpi një superfuqi Borusia e Dortmundit është e vetmja skuadër në Bundesligë që në shtëpi nuk ka pësuar asnjë humbje. 35 pikë nga 39 të mundshme ka marrë skuadra e Favres (11 fitore, 2 barazime). Verdhezinj­të kanë shënuar 43 gola më shumë se çdo skuadër tjetër. 2. Gjithçka varet nga ata Bajerni është në vend të parë falë golavarazh­it të përgjithsh­ëm. Por, verdhezinj­të mund ta vendosin vetë fatin e tyre në takimin direkt në javën e 28-të, ku do të shkojnë mysafirë në "Allianz Arena". Aty pritet të jetë edhe java ku mund të vendosë fatet e kampionati­t. 3. Pothuajse të pamposhtur Dortmundi është i vështirë për t'u mundur. Vetëm dy herë janë mundur ata në këtë sezon duke treguar se janë një kockë e fortë. Bajerni ka pësuar katër humbje gjithsej duke u treguar më i dobët. 4. Alkaser dhe Rojs shënojnë sërish Sulmuesi spanjoll mungoi për gjashtë ndeshje ku Borusia shfaqi shumë vështirësi për të fituar. Pasi u rikthye, ai shënon prej tri ndeshjes resht. Kapiteni Marko Rojs është sërish vendimtar për verdhezinj­të që fituan në Berlin falë golit të tij në minutat shtesë. 5. Ndeshje më të lehta Në krahasim me Bajernin, Borusia ka një kalendar disi më të lehtë. Bavarezët do të ndeshjen me tri skuadra nga gjashtë më të mirat, teksa Dortmundi do të përballet vetëm me dy prej tyre. Njëra prej tyre do të jetë ajo ndaj Gladbahut në javën e fundit të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania