Panorama Sport (Albania)

Kale pret rrogat: Botë e gënjeshtër­t, punoj si vullnetar

Mesfushori shfryn sërish: Lutem për të vërtetën

- ERMAL SIKA

Shpërthen Elton Kale. Braziliani­t të Flamurtari­t duket se i ka ardhur “në majë të hundës” kriza financiare. Vonesa e vazhdueshm­e e pagave nuk po pritet aspak mirë prej mesfushori­t, gjë që e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Me postimet e fundit në “Instagram” lë të dyshosh se ai mund të marrë edhe ndonjë vendim ekstrem për të bojkotuar stërvitjen deri edhe te ndeshjet. Ky mesazh duket gjithashtu edhe si një paralajmër­im për drejtuesit e klubit. Kale ka shkruar në rrjetet sociale disa mesazhe ku vendos në dukje punën vullnetare që sipas tij po bën. Por, braziliani nuk nguron të flasë edhe për gënjeshtra­t, ndërsa thotë se vetë do të lutet për të vërtetën. “Një tjetër ditë nga puna ime vullnetare. Në këtë botë të mbushur me gënjeshtra, unë do të lutem për të vërtetën”, shkruante 30-vjeçari. Por këto postime nuk kanë zgjatur shumë, pasi braziliani duket se është bërë pishman për mllefin e shfaqur publikisht, ndaj edhe i ka fshirë.

PARALAJMËR­IMI - Nuk është hera e parë që Elton Kale tenton të shfaqë pakënaqësi­në e tij për situatën që po kalon ekipi i tij. Ai ka paralajmër­uar largimin nga Flamurtari edhe pak kohë më parë. Në një postim të bërë më 19 shkurt në “Instagram”, ai pati ngarkuar një foto sa për të qeshur, aq edhe ironike. Ai kishte shpërndarë një fotografi të formacioni­t të vlonjatëve, duke vendosur edhe numrat e largimeve sipas radhës dhe shkruante: “Kush është tjetri...?”. Në njëfarë mënyre braziliani ka “hapur bastet” për të larguarin e radhës, që mund të jetë edhe ai, marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit. Pas largimeve të Allës, Torasës, Useinit, Alveshit, Siljanovsk­it dhe Bushiçit, nuk është çudi që nga Flamurtari të largohet edhe Kale, edhe pse braziliani nuk ka ku të shkojë, për shkak se kampionati është drejt fundit, por mund t’i drejtohet gjyqit për pagat e pamarra.

BOJKOTI – Ishte fillimi i muajit mars dhe pragndeshj­a me Kastriotin kur Elton Kale bojkotoi stërvitjen. Ai nuk zbriti në fushë, duke u justifikua­r me faktin se kishte temperatur­ë. Asokohe pati dyshime se simuloi, duke u hequr si i sëmurë dhe kjo për shkak të vonesës së pagave. Të paktën këtë la të kuptohet vetë 30-vjeçari, pasi edhe pse ka thënë që gjendja e tij shëndetëso­re nuk ishte më e mira, ka zhvilluar vrap gjatë pasdites në stadium. Ai e ka njoftuar klubin zyrtarisht se ka temperatur­ë, por fakti që ka kryer përgatitje i diferencua­r ka bërë që edhe vetë vlonjatët të dyshojnë. Madje, situata u bë edhe më e paqartë pas një video që ka postuar vetë lojtari në “Instagram”, ndërsa po vraponte në plazh. Të gjitha këto detaje të bëjnë të mendosh se braziliani thjesht ka shfaqur shenja revolte për vonesat e rrogave, pasi një njeri me temperatur­ë, vështirë se mund të dalë të vrapojë sa në stadium e aq më tepër në plazh. Pra, gjithçka të bën të mendosh se braziliani po i jep ultimatum të hapur klubit.

 ??  ??
 ??  ?? Postimet e bëra nga Elton Kale dje në ''Instagram'', kur e thotë hapur se po punon vullnetari­sht
Postimet e bëra nga Elton Kale dje në ''Instagram'', kur e thotë hapur se po punon vullnetari­sht
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania