Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë vuajnë për “pykë”, Mensah tregoi se di ta bëjë

Gega për ganezin: Më pëlqeu, u bë frymëmarrj­e për ekipin

-

Partizanit i duhet një "pykë"! Ky është lajtmotivi që e ka shoqëruar skuadrën e trajnerit Skënder Gega gjatë kësaj pjese të sezonit. Këtë rol deri më tani e kanë bërë kryesisht dy lojtarë, Rubin Hebaj dhe Jurgen Bardhi, ku të dy së bashku kanë shënuar 9 gola në 25 javë kampionat. Në mungesë të tyre, ndaj Teutës në majë të sulmit luajti Emanuel Mensah. Ndonëse e bëri për herë të parë me të kuqtë, këtë detyrë Mensah e ka bërë edhe më parë në Superiore, kryesisht në edicionin që luajti me Laçin. 24-vjeçari ka qenë një nga më të mirët për Partizanin ndaj Teutës, ndonëse nuk shënoi. Me superlativ­a për rolin e ri të ganezit u shpreh edhe trajneri Gega, i cili pranoi që afrikani i dha frymëmarrj­e ekipit. Pyetjes se çfarë përshtypje i la Mensah në majë të sulmit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pas ndeshjes u shpreh: "Më la një përshtypje shumë të mirë. Më pëlqeu jashtëzako­nisht, u bë frymëmarrj­e për ekipin. Asnjë nuk është i pagabueshë­m në 90 minuta, por pjesën dërrmuese e bëri shumë mirë, por pati edhe mbështetje­n e dy lojtarëve anësorë, që përveçse e shërbyen, u kombinuan mirë të tre duke mbuluar edhe zonat boshe". Trajneri Gega- Brenda një jave, Partizani ka bërë dy paraqitje të ndryshme, ku pas turpërimit në Kupë me Luftëtarin, arritën të marrin një fitore të madhe me Teutën. Në prononcimi­n që dha pas ndeshjes, trajneri Gega vlerësoi lojën e ekipit dhe shpreson që lojtarët të marrin dhe të ecin me ecurinë e ndeshjes së fundit, ku u rikthye edhe Ardit Hila, i cili i dha më shumë siguri ekipi në mesfushë. "Fitorja me Teutën për lojtarët ishte një gjë e mirë, pasi shikojnë që brenda javës bëjnë dy paraqitje të ndryshme. Kështu që duhet të marrin këtë më të mirën që bënë ndaj Teutës dhe të ecim përpara. Unë besoj se kemi mundësi edhe për më tepër, por na duhet edhe pak fat, pasi dihet se ndaj Teutës nuk patëm dy sulmues që kanë dhënë kontribut të jashtëzako­nshëm. Mbase ndryshimi na vuri në presion para ndeshjes, por shumë i kënaqur që ia dolëm. Për fat të mirë, Hila ka ardhur, por u dëmtua dikush tjetër, gjithsesi do të kemi edhe dy javë pushim dhe shpresojmë të rikuperohe­mi të gjithë që në ndeshjen me Kukësin të jemi më tepër se 100%. Por, kur vijnë këto raste, i jepet shansi dikujt tjetër, siç ishte ai i Çinarit sot, i cili e shpërbleu me gol. Kështu që jam i kënaqur", u shpreh trajneri Gega pas fitores me Teutën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania