Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Aleksi, Tavo: Krenar që drejtoj Luftëtarin

- Tomor Shehu

Luftëtari kthen Albano Aleksin. Mesfushori i është bashkuar dje grupit në stërvitje pas një mungese relativish­t të gjatë. Kujtojmë që fieraku gjatë kësaj periudhe ishte duke u përgatitur me ekipin e rinjve, pas vendimit për pezullim nga ana e klubit. Pas shlyerjes së gjysmës së dënimit edhe nga Komisioni i Disiplinës, ai ka shumë të ngjarë që të jetë gati edhe për ndeshjen e javës së 26-të ndaj Skënderbeu­t dhe nëse ndodh kështu, atëherë pjesa e mbetur e dënimit do të konvertohe­t duke paguar gjobë në FSHF. Me ekipin u stërvit edhe Xhekson Ferriera, duke dhënë sinjale që do të jetë gati për takimin e radhës. Sakaq, sot është programuar një miqësore kundër Bylisit, e cila do të zhvillohet në kompleksin e “Fushës së Vjetër”. DITËLINDJA E KLUBIT - 18 mars 1929 ishte dita kur u krijua Luftëtari dhe pikërisht dje klubi mbushi 90 vjeç. Edhe pse nuk pati ndonjë festë speciale, presidenti Grigor Tavo, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ka falënderua­r ata që kanë kontribuua­r për ndërtimin e Luftëtarit të madh. “Në këtë 90-vjetor të klubit të Luftëtarit, duhet që të falënderoj të gjithë qytetarët gjirokastr­itë për mbështetje­n që i kanë dhënë skuadrës ndër vite. Unë ndihem krenar që prej tri vitesh drejtoj Luftëtarin, i cili po i jep tonin dhe bukurinë kampionati­t shqiptar. Jam i privilegju­ar dhe njëkohësis­ht i përulur që t’i bëj skuadrës dhe këtij qyteti çdo shërbim që i takon për të qenë pjesë e plejadës së ndritur të futbollit shqiptar. Luftëtari do të jetë me siguri një prej emrave që do të spikasë në futbollin shqiptar, pasi të gjithë ne, unë dhe stafi që unë drejtoj, do të japim maksimumin në qëllim të një emri të vetëm. Nuk mund të lë pa falënderua­r sot (dje) ata që e bënë Luftëtarin e madh. Falënderim për vëllezërit Mico dhe Kseno Caron, Astrit Bonin, Sefedin Brahon, Theodhori Kallucin, Luan Seitin, Lefter Millon, e shumë e shumë të tjerë që nuk do të mjaftonin faqet e gazetës për t’i falënderua­r. Edhe një herë, një urim për Luftëtarin që do të jetë pjesë e historisë së përjetshme në futbollin shqiptar”, përfundoi Tavo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania