Panorama Sport (Albania)

Sidibe: Humbja na jep forcë, për ne asgjë nuk ka mbaruar

Teuta/ Mesfushori, i bindur për Europën: Ne rritemi nga gabimet

- Zamir Qypi

Lancient Sidibe ndien keqardhje për humbjen në kryeqytet, e megjithatë thekson se Teuta do të jetë në Kupat e Europës këtë fundsezoni. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori 22-vjeçar nga Guiena thekson se gabimet që bënë kundër Partizanit do ta rrisin edhe më shumë ekipin. Çfarë ndodhi kundër Partizanit, pse erdhi ajo humbje aq e thellë? Disa gabime ne na rrisin më shumë. Humbja e fundit na jep forcë dhe mbi të gjitha guximin për të parë përpara. Për ne asgjë nuk ka mbaruar. Jeni i trishtuar, e priste Sidibe që të mbyllej me atë rezultat ajo transfertë? Jam realisht i keqardhur. E megjithatë, le të shohim përpara, pasi ka ende shumë javë për t’u luajtur. Dhe jam i bindur se, po të jemi të gjithë bashkë, do të bëjmë më të mirën dhe do të arrijmë objektivin që i kemi vendosur vetes, të shkojmë në Kupat e Europës. Çfarë duhet të ketë më tepër kjo skuadër? Teuta mbetet Teuta. Shumica janë djem të rinj, ashtu si unë. Kemi akoma për të dhënë për këtë ekip. A mendoni se kjo humbje do t’ju ngarkojë për vazhdimësi­në e garës? Pas asaj humbjeje është normale që gjithkush të mendojë se morali ka rënë. Por, nuk besoj se është kështu. Ekipi është akoma brenda objektivav­e. Sigurisht që këtë javë është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne, për vetë faktin se duhet të vazhdojmë ecurinë dhe të jemi në treshen e parë. Duke parë Kastriotin dhe pozitat që ndodhen ata, besoj se do të vijnë këtu për të na prishur punë. Meqenëse përmendet Kastriotin, a do të vijë kthesa për- ballë kundërshta­rit të radhës? Dy fazat e para të këtij sezonit ne kemi fituar ndaj Kastriotit, por në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë. Kështu që duhet parë se çfarë do të ndodhë këtë javë. Megjithatë, besoj se do të fitojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania