Panorama Sport (Albania)

Sibo-Pervan, ja plani i korçarëve

Drejtuesit po mendojnë për të ardhmen, gati negociatat me Uatford dhe Osijek

- LLAZI SARO

Fitorja e fundit dhe mbi të gjitha cilësia në rritje që po dëshmojnë nga java në javë prurjet e janarit kanë kënaqur stafin drejtues me në krye Ardjan Takajn. Ndaj, edhe në klub kanë filluar që të mendojnë për “blindimin” e atyre që mund të ofrojnë garanci jo vetëm për të ardhmen, por edhe të gjenerojnë parà. Nëse për Shqipërim Taipin dhe Idriz Toskiç çështja është e mbyllur, pasi korçarët disponojnë kartonin e plotë të tyre, ndryshe qëndron puna për Kuasi Sibon dhe Marko Pervan. Mesfushori ganez është transferua­r si i huazuar nga anglezët e Uatford, ndërsa kroati vjen po ashtu në formë huaje prej Osijekut. Duke qenë se ata janë duke bindur me paraqitjet e tyre, drejtuesit bardhekuq kanë filluar të mendojnë seriozisht për blerjen e kartonit. Cilësia në mesfushë është rritur ndjeshëm dhe si Sibo ashtu edhe Pervan janë kthyer në titullarë të padiskutue­shëm në formacioni­n e Orges Shehit. Cilësinë që të dy futbollist­ët i japin mesit të fushës e ka vënë re edhe presidenti Ardjan Takaj, që pa u mbyllur ende kampionati aktual po mendon për sezonin e ardhshëm.

INTERESI - Burime pranë klubit bëjnë me dije se Skënderbeu, përmes drejtorit sportiv Haris Fakiç, ka filluar të interesohe­t pranë klubeve respektive nëse ekziston mundësia e blerjes së kartonit të dy lojtarëve në fjalë. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se çështja mund të marrë një rrugë përfundimt­are në fund të këtij sezoni dhe mbi të gjitha pas daljes së vendimit nga ana e KAS. Nga sa mësohet, të dy klubet që disponojnë kartonët e lojtarëve janë shprehur të hapur për një tratativë të mundshme. Sigurisht që me mbyllje të tillë, Skënderbeu fillon të mendojë për fuqizimin e ekipit për vitin tjetër dhe duke parë moshën e re të dy lojtarëve, mund të themi pa frikë se do të ktheheshin në “yjet” e së ardhmes.

 ??  ?? Sibo dhe Pervan, gjatë ndeshjes së fundit
Sibo dhe Pervan, gjatë ndeshjes së fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania