Panorama Sport (Albania)

Shehi: Jemi në garë, ja kur u bëmë tifozë me Kukësin

-

Fitorja e fundit përballë Kukësit duket se e ka rikthyer në identitet Skënderbeu­n. I këtij mendimi është edhe Orges Shehi, i cili hapur e ka thënë se janë ende në garë pas rezultatev­e të marra në dy javët e fundit. I ftuar në “News 24” nga emisioni “Sport News Plus” të moderatore­s Daljana Sejdia, trajneri ka folur edhe për ambiciet e skuadrës që ai drejton. “Jemi në garë. Nuk e kemi përjashtua­r veten nga gara, edhe pse kishim rezultate jo të mira. Na vjen mirë që jemi kthyer me dy ndeshje të mira përballë dy rivalëve direkt. Me Kukësin ishte një përballje ndaj dy rivalëve që këto vite i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Vinim pas një performanc­e të mirë me Teutën dhe kjo ishte ndeshja e duhur për t’u kthyer aty ku ne dëshirojmë, aty ku ishim në javët e para. Nuk ka më mirë sesa të kthehesh drejt objektivav­e të garës. A e ndihmuam Partizanin? Do ta quaja vetëm fitore për skuadrën, nuk ndalem fare te kundërshta­rët. E thashë që pas ndeshjes, që deri para tri ditësh na thoshin se luajmë për të mundur Partizanin, tani për t’i bërë favore. A jemi protagonis­të? Po, prandaj jemi Skënderbeu, për të qenë protagonis­të, pavarësish­t se nuk kemi qenë në javët e fundit. Na vjen mirë që jemi kthyer te fitorja, edhe pse kishim Kukësin përballë. Ecuria negative na ka goditur shumë. Na mungojnë shumë pikë. Ndoshta në fillim, kur u organizuam kishim objektiv për të qenë në 3 vendet e para, më pas ‘oreksi’ na u shtua dhe patëm synime edhe më madhore. Besoj se tani jemi brenda objektivav­e. Do vazhdojmë të shohim përpara. A ka ndikuar sinjali pozitiv i KAS-it? Duke qenë se po i afrohemi datës, vjen një karikim dhe mobilizim i gjithë skuadrës. Kjo shërben për pak motivim më shumë. Besoj se do shërbejë për anë pozitive. Është një çështje që drejtuesit dhe avokatët po merren seriozisht. Është një çështje e ngritur kot. Jemi optimistë dhe besimplotë që këtë çështje do ta fitojmë. Ne kemi vetëm Zotin aleat. Unë kam 9 vite te Skënderbeu, jam si në shtëpi. Kemi arritur shumë suksese. Na bëhet qejfi kur skuadrat shqiptare ecin në Europë. Kur Kukësi kaloi 3 ture në Europë, u bëmë të gjithë tifozë me ta”, u shpreh ndër të tjera Orges Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania