Panorama Sport (Albania)

Kukësi në ankth për Shametin, ndaj Partizanit... “treni” i fundit

Kapiteni rrezikon shumë, vetëm fitorja shpëton verilindor­ët

- Skerdilaid Sulozeqi

Nuk kanë të sosur hallet për Kukësin. Sikur të mos mjaftonte humbja fatale në Korçë dhe problemet e shumta që kanë me dëmtimet, një tjetër lojtar i shton ankthin. Ylli Shameti rrezikon që të mungojë gjatë. Pas takimit të së shtunës ndaj korçarëve, ka “alarm” për kapitenin. Lideri i ekipit në minutën e 71-të doli në sulm për të ndihmuar skuadrën dhe pas atij harkimi nga Rroca për pak sa nuk shënoi. E megjithatë, në njëjtin aksion mbrojtësi ka marrë një goditje në këmbën e djathtë. Gazeta “Panorama Sport” mëson se ajo përplasje ka rezultuar e rëndë për shtatlarti­n. Ai ka pasur dhimbje dhe ënjtje në gjurin e djathtë e nga të dhënat paraprakë dyshohet për zgjatje në rastin më të keq të ligamentit (kolateral medial). Ishte planifikua­r që dje ai të bënte rezonancën magnetike, por për shkak të disa burokraciv­e ajo është shtyrë për ditën e sotme. Pas përgjigjes që do të dalë, do të ketë një pasqyrë më të qartë në lidhje me shkallën e dëmtimet dhe kohën e rikuperimi­t. Por një gjë është e sigurt, lojtari do humbasë sfidën e radhës. Frika është që kapiteni të qëndrojë disa javë jashtë prej këtij dëmtimit. Përveç Shametit për ndeshjen ndaj Partizanit nuk do të jetë dhe Valon Ethemi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajmi i mirë për Armando Cungun është se do të rikthehen Melo e Rrumbullak­u për supersfidë­n kundër Partizanit. Ndërsa Cuculi do të monitorohe­t çdo ditë, me shpresën që të jetë gati.

SHANSI I FUNDIT - Kukësi ka zhvilluar një kampionat relativish­t të mirë gjatë këtij sezoni, por përtej lojës së mirë dhe rasteve të krijuara në çdo takim, ata kanë pasur të paktën në dy pjesë të kampionati­t ulje-ngritjet e tyre. Oshilacion­et janë një prej shkaqeve që ata gjenden sot në vendin e dytë me 44 pikë, plot 9 më pak se Partizani i vendit të parë. Verilindor­ët janë gabuar duke u mundur nga Flamurtari në Vlorë më 26 gusht 1-0, 1-0 në Korçë me 4 nëntor, 0-1 vetëm 4 ditë më vonë ndaj Partizanit, 1-2 në Kamzë ndaj Flamurtari­t më 2 nëntor, 0-1 ndaj Tiranës më 10 shkurt të këtij viti, 15 shkurt 2-1 ndaj Teutës në Durrës e 1-0 në Korçë po sërish ndaj Skënderbeu­t më 16 mars. Gjashtë humbje, ku nënkampion­ët kanë zhvilluar këtë sezon futbollist­ik, kanë bërë që ata thuajse të dalin nga lufta për titull. Gjithsesi, presidenti Safet Gjici e mandej gjithë ekipi besojnë se gjithçka do ndryshojë dhe Kukësi do të rihyjë në garë këtë fundjavë, pasi shorti i rezervon përballjen direkte me Partizanin. Fitorja ndaj kryeqyteta­sve është shansi i fundit për kuksianët, të cilët kërkojnë hakmarrjen dhe medoemos tri pikët për t’iu afruar atyre e për të rihapur garën. Në rast të një rezultati negativ, Kukësi del tërësisht nga gara për titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania