Panorama Sport (Albania)

Ish-trajneri: Formula është e dështuar

-

Futbolli lushnjar ka një kohë të konsiderue­shme në dispozicio­n për të rregulluar të ardhmen e tij. Përfundimi "de facto" i kampionati­t dhe dënimi i stadiumit "Roza Haxhiu" kanë bërë që futbolli verdhejesh­il të marrë pushimet e parakohshm­e, si skuadër dhe si publik. Ndoshta sezoni më i pazakontë në historinë e Lushnjës. Ish-trajneri dhe ish-sekretari i klubit të Lushnjës, Llazar Dushi, në një opinion për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "Së pari kampionati­t të Kategorisë së Parë i është vendosur një formulë, e cila është totalisht e dështuar. Unë nuk po e kuptoj pse po vonon ndryshimi dhe rikthimi në sistemin klasik vajtje-ardhje. Kjo do të sillte normalitet­in në këtë kategori ku bën pjesë dhe skuadra e Lushnjës. Së dyti, Lushnja ka nevojë emergjente për ndërhyrje në infrastruk­turën futbollist­ike. Ka një stadium që nuk përmbush kriteret për të luajtur në Kategorinë e Parë. Ka vetëm 385 vende të ulura në tribunën qendrore. Ndërkohë që Orikumi, Berati, Fieri, Ballshi kanë trefishin apo katërfishi­n e vendeve të ulura për tifozët. Nuk ka një fushë stërvitore për ekipin, e cila ndikon jo vetëm në javën përgatitor­e, por edhe për prurjet e reja që Lushnja ka nevojë. Lushnja ka 50% të skuadrës në moshën mbi 30 vjeç dhe elementi i ri nuk është aty ku duhet. Kushtet e përvitshme ku përgatitet ky element, janë jashtë të gjitha standardev­e. Mendoj se duhet ndërhyrje në periudhën e ndarjes midis sezoneve. Një rregullim i plotë i infrastruk­turës futbollist­ike që ka Lushnja. Së treti, Lushnja vuan mungesën e sponsorit. Në janar nuk pamë asnjë ndërhyrje në merkato. Ndërkohë që rivalët e Lushnjës në mënyrë sistematik­e përforcohe­n me lojtarë. Pra, është nevoja e një ndërhyrjej­e shumëplanë­she", tha Dushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania