Panorama Sport (Albania)

“Basti” i fituar me Xhunior, pritet t’i ofrohet rinovimi

- RINOVIMI A.Uruçi

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore ndaj Dinamos, duke iu afruar Superiores gjithmonë e më shumë. Autori i golit të kësaj fitoreje dhe njëherësh ndëshkuesi për të tretën herë në po kaq takime i bluve, duket tejet i kënaqur me ecurinë personale, por edhe me atë të ekipit të Vllaznisë. Skuadra duket se është me njërën këmbë në elitë, kjo edhe pas humbjes që ka pësuar ekipi i Erzenit gjatë kësaj jave. “Jam i kënaqur me atë po arrij në aspektin personal, por më shumë jam i kënaqur atë që po bëjmë për skuadrën. Mendoj se jemi shumë pranë arritjes së objektivit final. Gjithçka, me sa duket, është vetëm çështje kohë”, është shprehur shkurtimis­ht Xhunior. Gjashtë javët e mbetura nuk pritet që të sjellin ndonjë surprizë për kuqeblutë që duken se tani kanë filluar të mendojnë për të ardhmen.

Xhunior është autori i 10 golave në këtë sezon për Vllazninë, madje duke i dhënë disa herë pikët e plota kësaj skuadre. Në merkaton e janarit u përfol se ky lojtar mund të kishte një tjetër destinacio­n, por pa pasur asgjë konkretet në këtë drejtim. Drejtuesit e klubit ende nuk i kanë ofruar rinovimin asnjë lojtari të ekipit. Megjithatë, për sa i përket sulmuesit, jo vetëm nga ana e drejtuesve, por edhe nga ana e opinionit sportiv, askush nuk di të thotë nëse ai do të qëndrojë sërish me ekipin ose jo. Lojtari me të vërtetë ka arritur që të shënojë 10 gola, por ndonjëherë nuk ka bindur për të qenë një nga lojtarët e kësaj skuadre për elitën. Gjithsesi, ka edhe disa muaj për të vendosur për këtë futbollist, por edhe për të tjerët që do të përfaqësoj­në këtë skuadër në Superiore. Ekipi është vetëm një hap rikthimit në elitë dhe tashmë në Shkodër nuk ka dyshime se një gjë e tillë është thuajse e mbyllur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania