Panorama Sport (Albania)

Një finale mbijetese për Tomorin, Beci: Kjo skuadër do shpëtojë

Beratasit do luajnë me Elbasanin sfidën e radhës

- Eris Sylyku

Tomori vazhdon të mbetet i pamposhtur për vitin 2019 nën drejtimin e trajnerit Santiliano Dule, teksa barazimi i marrë ndaj Apolonisë në transfertë­n fierake ka treguar forcën e beratasve, ku në 5 takime, u regjistrua­n 2 barazime, 1 fitore dhe 2 humbje të shkaktuara në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës. Në një prononcim për "Panorama Sport", qendërmbro­jtësi Ditmir Beci ka komentuar situatat e fundit, duke folur dhe për ecurinë e skuadrës. "Situatat e fundit na kanë dëmtuar shumë, sidomos kur bëhet fjalë për penalizime­t e ardhura nga Komisioni i Disiplinës menjëherë pas ndeshjes ndaj Apolonisë. Objektivat tona u zbehën që aty dhe gjithçka u ndërlikua. Humbëm 9 pikë brenda javës. Megjithatë, ky grup është i fortë dhe e gjeti forcën të rikthehet sërish aty ku e la. Barazimi i marrë ndaj Apolonisë në transfertë tregoi forcën tonë të vërtetë, teksa statistika­t në fushë na tregojnë si skuadrën e vetme që nuk ka pësuar humbje përgjatë 2019-ës", tha fillimisht Beci. Mbrojtësi shkodran ka folur edhe për ndeshjet në vazhdim. "Sfida e radhës është ndaj Elbasanit dhe mendoj se nuk do të jetë aspak e lehtë. Kundërshta­ri mori një barazim të çmuar ndaj nesh në Ballsh, duke u rritur disi moralisht. Megjithatë, mendoj se në këtë duel do të tregojmë diçka tjetër dhe objektivat në këtë takim do të jenë maksimale. Grupi është i plotë dhe jemi të bindur për 3 pikët", e mbylli Beci. Tomori ishte pushim gjatë javës së kaluar, ndërsa këtë fundjavë do të përballet me Elbasanin në një takim shumë të rëndësishë­m për vazhdimësi­në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania