Panorama Sport (Albania)

Panuçi hedh sytë nga Superiorja, grumbulloh­et Trashi i Partizanit

Dy të dëmtuar, ftesë edhe Ylber Ramadanit

-

Andi Lila dhe Egzon Binaku janë larguar nga grumbullim­i me Kombëtaren. Mesfushori i PAS Janinës ka pasur një shqetësim muskulor, ndërsa mbrojtësi i majtë ka lënë grumbullim­in për shkak të një problemi në pulpë. Ndërkohë, nga sa bëhet me dije në grumbullim­in e Kombëtares, Bekim Balaj është me një shqetësim të lehtë dhe gjatë ditëve në vijim do të jetë nën mbikëqyrje të stafit mjekësor për të dalë më tej në një konkluzion nëse mund të jetë në dispozicio­n për dy ndeshjet e radhës apo jo. FTESAT - Në orët e mesditës, pati një konfuzion të informacio­nit. U bë me dije se lojtarët zëvendësue­s do të ishin tre: Ylber Ramadani, Kastriot Dermaku dhe Keidi Bare. Mirëpo, në mbrëmjen e djeshme ka qenë zyra për shtyp e FSHF-së që ka konfirmuar se afrimet zyrtare janë të Ylber Ramadanit dhe të mesfushori­t të Partizanit, Lorenc Trashi. Në konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares tha se niveli i Superiores është i ulët, por një ditë më vonë është bindur për Trashin. REPORTAZHI - Kombëtarja Shqiptare ka nisur nga përgatitje­t për dy ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminator­et e kampionati­t Europian 2020. Seanca e parë përgatitor­e u zhvillua mesditën e djeshme, në ambientet sportive të resortit “Tropikal” aty ku akomodohen kuqezinjtë. Kjo seancë do t’i shërbejë trajnerit të Kombëtares për t’u dhënë mesazhet e tij të gjithë lojtarëve që ka ftuar për këto dy përballje, me Turqinë dhe Andorrën. FJALIMI - Përpara se të niste stërvitja, italiani mbajti një fjalim rreth 15 minuta përpara futbollist­ëve, ku u kërkoi impenjim maksimal, duke iu vënë në dukje rëndësinë që kanë këto ndeshje për ecurinë e tyre dhe të ekipit kombëtar. Nga qendra e mesit të fushës, Panuçi u kërkoi vëmendje lojtarëve që e kishin rrethuar, duke iu kërkuar që të fokusohen 100 për qind te puna në stërvitje dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet e tij. “Përshëndet­je të gjithëve. Jemi mbledhur në këtë grumbullim për këto dy ndeshje. Sot nis një udhëtim i ri për ne. Është shumë e rëndësishm­e të jemi të përqendrua­r dhe të japim maksimumin në përgatitje dhe më pas këtë ta reflektojm­ë edhe në ndeshjen me Turqinë. Dua që të jeni të vëmendshëm për ato që do t’u kërkoj, me qëllim të mos humbim kohë, pasi nuk kemi shumë në dispozicio­n duke qenë se ndeshja do të luhet në datë 22. Unë së bashku me stafin do të ndjekim hap pas hapi ecurinë dhe formën e gjithsecil­it”, tha ndër të tjera Panuçi gjatë fjalimit. STËRVITJA - Menjëherë pas përfundimi­t të fjalimit, nisi puna. Pas disa numrave që shërbenin për ushtrimet aerobike dhe fizike, radha u erdhi përgatitje­ve teknike për të kristalizu­ar dalëngadal­ë formacioni­n që do të zbresë në fushë të premten në mbrëmje. Gjatë ditës së djeshme dhe në seancën e sotme, Panuçi do përpiqet të njihet me formën e gjithsecil­it prej lojtarëve që ka grumbullua­r. Ndryshimet më të mëdha do të përfshijnë qendrën e mbrojtjes ku mungesa e Mavrajt ndez garën ndërsa sipas të gjitha gjasave mesfusha e mbipopullu­ar me 5 lojtarë do të mbështesë qendërsulm­uesin e vetëm Armando Sadiku që rikthehet në kombëtare pas afro një viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania