Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet vëllai i portierit të Lacios: E quaj "bol", sepse ha gjithçka

-

Thomas Strakosha po kalon një nga sezonet e tij më të mira te Lacio, ku ndeshjet e fundit spikati me pritjet në derbin ndaj Romës apo edhe në takimin ndaj Interit. Gjithashtu, sakrifikoi ndaj Fiorentinë­s dhe me Parmën duke luajtur pa i kaluar plotësisht shqetësimi në shpatull. Së fundmi trajneri i Kombëtares e la jashtë grumbullim­it me Shqipërinë, për faktin se ky i fundit humbi avionin e nuk mundi të ishte në Shqipëri në orarin e programuar nga trajneri. Gjithsesi, është vëllai i tij, Dimitri Strakosha, i cili në një intervistë për "cittaceles­te.it", tregon se sa serioz është në punë Thomasi, pasionet e tij, por edhe lidhjet me familjen. STARTI I VËSHTIRË - "Për mua, Thomasi ka qenë i njëjti që nga fillimi i sezonit, por futbolli është një sport kolektiv dhe kur skuadra humb, i pari që merr fajin është portieri. Ajo që më pëlqen te vëllai im është se ai është një lojtar që luan gjithmonë me zemër e nuk dorëzohet, veçanërish­t në ditët e vështira". FOTO STRAKOSHA - "Të dy prindërit tanë kanë qenë model për ne, por si meshkuj, babai ynë ka qenë idhull për të dy ne, si mua edhe Tomin. Donim të bëheshim si ai. Babai kurrë nuk na ka detyruar të ndjekim një karrierë futbollist­ike, sepse ai e dinte të gjithë dhimbjen dhe vështirësi­të që duhet të kalosh për t'u bërë i suksesshëm. Ai donte që ne të zgjidhnim me vullnet të lirë dhe ta vendosnim vetë dhe për këtë e falënderoj­më". THOMAS, JASHTË FUSHE - "Tomi nuk është lloji i personit që pëlqen të dalë çdo natë. Në përgjithës­i, preferon të qëndrojë në shtëpi me familjen dhe miqtë". SI PROFESIONI­ST - "Do duheshin ditë të flisja për të. Për ta thënë me fjalë të shkurtra, Tomi ka qenë një djalë serioz në fushë, që kur ishte 15 vjeç. Ai kishte mentalitet­in e një profesioni­sti, që do të jetë ndryshe nga të tjerët. Ai sakrifikoi fëmijërinë e tij, që të ishte i suksesshëm. Kishte vetëm një gjë në mendje, stërvitjen. Sa për dëmtimin që pati javët e fundit, Tomi është një luftëtar dhe luan për të ndihmuar skuadrën, edhe nëse ka ende pak dhimbje". TIFOZËT - "Tomi i respekton tifozët e Lacios dhe mahnitet nga mbështetja që i tregojnë atij. Janë një pjesë e rëndësishm­e e jetës së tij". SI VËLLA - "Është e vërtetë që jemi shumë të lidhur si familje dhe jam krenar për këtë. Si vëlla, nuk është i njëjti si ai që duket në fushë, është komplet ndryshe. Është shumë gazmor, madje edhe pak budalla (qesh...). Të dyve na pëlqejnë shakatë. Luajmë, shohim filma e kalojmë kohë bashkë. Nuk është thjesht vëllai im, por miku im më i mirë. Na pëlqen të bëjmë shaka me prindërit tanë, pasi i konsideroj­më ata si miqtë tanë". PASIONET - "Vëllai im ka shumë pasione, pëlqen shumë makinat, dëgjon muzikë gjithë ditën e gjithë natën dhe luan në kohën e lirë. Dëgjon gjithçka, por nëse do zgjidhja një kategori, ajo do ishte 'HipHop' dhe 'Rap'. Artisti i tij i preferuar është Eminemi, e dëgjon që kur ka qenë i vogël. Më pëlqen ta quaj "Tomi bol", sepse ha çdo lloj ushqimi, por nëse do zgjidhja një, do thosha "carbonara", pasi i dashuron makaronat", ka deklaruar Dimistris Strakosha, referuar vëllait të tij, portierit të Lacios dhe Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania