Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Lenjani: Nuk vij sa të jetë Panuçi

"E them në lot, injorohem prej dy vitesh nga trajneri kalimtar"

-

Gola, asiste dhe formë e mirë përg jatë gjithë sezonit, por për trajnerin Kristian Panuçi, Ermir Lenjani ishte lënë jashtë Kombëtares për arsye teknike dhe taktike. Mirëpo, teksa dje ka ndodhur që dy futbollist­ë të listës janë larguar për arsye dëmtimi, italiani i është drejtuar futbollist­it të Sionit me një ftesë për t'u paraqitur në Kombëtare. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Ermir Lenjani ia ka thënë publikisht trajnerit pakënaqësi­të për sjelljen e tij kundrejt futbollist­it, duke i numëruar urrejtjen, sjelljen dhe injorimin në këto dy vite. Ermir Lenjani deklaron publikisht vendimin drastik se refuzon të vijë në Kombëtare për sa kohë të jetë trajneri Panuçi, të cilin e konsideron si të përkohshëm te Shqipëria.

"Që nga viti 2013 jam pjesë

POSTIMI I LENJANIT

e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Sa herë jam ftuar, e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe, pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuqezi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë. Kam sakrifikua­r shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minutë në Ligën e Kombeve,

por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë, trajnerit i bie në mend që luan diku Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminder­it, por JO! Me lot në sy e them se nuk do të grumbulloh­em më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania