Panorama Sport (Albania)

Duka në krah të trajnerit: Strakoshës t'i bëhet mësim

Presidenti i FSHF-së: Të vinte në orar si shokët

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për mediat në ditën e parë të grumbullit të ekipit Kombëtar, në prag të 2 sfidave eliminator­e të Europianit. Pas prezantimi­t të sponsorit të ri gjeneral për ekipin Kombëtar, kreu i FSHF-së komentoi zgjedhjen dhe vendimin e trajnerit Panuçi për të lënë jashtë portierin Strakosha pas vonesës për grumbullim­in. Duka vlerësoi atmosferën brenda ekipit, si dhe i doli në krah trajnerit duke e konsiderua­r të drejtë lënien jashtë të portierit të Lacios, nënvizoi kostot për këtë vendim, por në të njëjtën kohë lëshoi edhe një ultimatum për portierin e Lacios. Si është atmosfera në prag të ndeshjeve të para kualifikue­se? Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Ekipi në këto momente pothuajse është 100% gati. Futbollist­ët kanë arritur në hotel. Sot (dje) bënë stërvitjen e parë (flet para stërvitjes së mesditës). Brenda nesh çdo gjë po përgatitet mirë. Gjithsesi, atmosferën e një ndeshje kualifikue­se kaq të rëndësishm­e nuk është se po e ndiej. Nuk e di pse. Pse e thoni këtë? Në ambientin në përgjithës­i nuk ka shumë interes. Ekipi patjetër që është i rëndësishë­m, do mobilizohe­t maksimalis­ht. Ndeshja është shumë e rëndësishm­e, por jemi të rëndësishë­m edhe ne që duhet ta mbështesim ekipin. Me njerëz në stadium, me media, sepse kjo është një gjë e rëndësishm­e që na bën të gjithëve krenarë. T'i fillojmë mbarë eliminator­et e Europianit. Panuçi e nisi aventurën e tij me dënimin e Cikalleshi­t për një vonesë dhe tani vjen edhe largimi i Strakoshës sërish për vonesë në grumbullim… Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishë­m. Një nga më kualitativ­ët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishë­m për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar. Përderisa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Që të mungojë Strakosha në dy ndeshje, është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Gjithashtu, edhe një mësim për lojtarin, që ekipi Kombëtar është mbi gjithçka.

 ??  ?? Armand Duka gjatë prezantimi­t të marrëveshj­es me drejtorin e përgjithsh­ëm të Vodafone Albania
Armand Duka gjatë prezantimi­t të marrëveshj­es me drejtorin e përgjithsh­ëm të Vodafone Albania

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania