Panorama Sport (Albania)

Spaleti i vendos kusht Ikardit

Ish-kapiteni feston fitoren në rrjet, të premten pritet takim me presidenti­n Zhang

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ditën përpara derbit karikoi skuadrën duke publikuar në rrjet një foto të tijën me fanellën e Interit, bardhezi, ku në sfond dukej “San Siro”. Ndërsa dje ka festuar fitoren, i pikturuar zikaltër, për një sfidë që njeh mirë dhe që shumë herë në të kaluarën e ka vendosur ai: së fundmi, në fazën e parë. Të dielën në mbrëmje, megjithatë ndoqi suksesin interist nga ekrani i televizori­t. Tani po jep sinjale afrimi, imazhi në postim është emblematik: “Duomo” (“Katedralja” e Milanos), simbol i qytetit, i mbuluar me ngjyrat e Interit, me shkrimin “Milano është vetëm zikaltër”. Mes “pëlqimeve” spikat ai nga profili zyrtar i klubit, që kishte injoruar postimet e fundit të Mauros. Dhe e pret në fushë, ku mund të japë kontributi­n.

TAKIM ME ZHANG -

Edhe pse flitet se trajneri Luçiano Spaleti ka caktuar kushtin: mund të rikthehet, por pa shirit dhe jo menjëherë titullar. Për të sqaruar ambientin, ende i tendosur që pasi argjentina­sit iu hoq shiriti, në “fushë” do zbresë vetë presidenti Stiven Zhang. Kreu i klubit ka qëndruar i mënjanuar duke i kaluar administra­torit të deleguar Xhuzepe Marota çdo vendim strategjik dhe komunikues. Një mbledhje, mes Zhangut, ish-kapitenit dhe avokatit Nikoleti flitet të zhvillohet brenda javës me shumë mundësi, sipas raportimit të mediave italiane, këtë të premte. Pritet që lojtari të shpjegojë këndvështr­imin e tij, keqardhjen për heqjen e shiritit dhe qëllimet për të ardhmen: pra, nëse do dëshirojë të luajë apo jo 10 ndeshjet e fundit sezonale.

 ??  ?? Fotografia e postuar dje në 'Instagram' nga Mauro Ikardi: “Milano është vetëm zikaltër”
Fotografia e postuar dje në 'Instagram' nga Mauro Ikardi: “Milano është vetëm zikaltër”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania