Panorama Sport (Albania)

Dibala rrëfen idhujt: Ëndërroj që të kem Mesin në skuadër

Argjentina­si: I vogël admiroja Rikelmen, kur u rrita Pirlon

-

Paulo Dibala vijon rrugëtimin europian me Juven, teksa në kampionat nuk do të jetë një humbje ndaj Xhenoas ajo që do ta penalizojë për të vendosur duart te titullari. Në kombëtare stërvitet me Lionel Mesin, ndërsa në klub ka një shok skuadre si Kristiano Ronaldo. Karriera mes dy kampionësh kalibri ka qenë frymëzim për platformën “OTRO”, e cila ka realizuar një intervistë me numrin dhjetë bardhezi lidhur me shijet e këtij të fundit ndaj lojtarëve të mëdhenj. Mes së kaluarës dhe së tashmes, “LA JOYA” flet për idhujt e tij pa doreza. LEO MESI – “Leo është një nga idhujt e mi, të cilin përveçse shok skuadre kam pasur fatin ta kem edhe rival. Më duhet të pranoj se është më mirë kur një fenomen të tillë e ke në ekip. Ajo që bën në fushë është e jashtëzako­nshme dhe një nga arsyet që unë e admiroj aq shumë. Që fëmijë i shikoja gjithmonë ndeshjet e tij, ndërsa kur stërvitemi së bashku te kombëtarja argjentina­se e shoh sesi lëviz dhe si vepron për të gjetur hapësirat që i nevojiten në fushë. Për mua ka shumë rëndësi që ta kem pranë dhe të mësoj sa më shumë nga një futbollist i tillë si Mesi. ANDREA PIRLO – “Fanella e tij është e vetmja që kam dërguar në Argjentinë për ta ruajtur. E kam admiruar gjithmonë për klasin dhe elegancën që shfaqte sa herë zbriste në fushë. Talentin e tij nisa ta vlerësoj edhe më shumë, pasi u transferov­a në Itali. Për fat të keq nuk u stërvitëm kurrë së bashku sepse sapo unë kalova te Juventusi ai vendosi të largohej”. ROMAN RIKELME – “Rikeleme është idhulli i një brezi të tërë në Argjentinë. Në shtëpi uleshim të gjithë për të parë ndeshjesh e tij, pavarësish­t se Boka Junior (ekipi i Rikelmes) ishte vetëm skuadra e zemrës së tim ati. Për sa i përket tifozerisë, në shtëpi ishim të ndarë, sepse vëllezërit janë simpatizan­të të Indipendie­ntes (i vogli) dhe Riverit (i madhi). Që të tre dëshironin që unë të mbështesja ekipin e tyre, por duke parë Rikelmen u dashurova me mënyrën e tij të lojës dhe me qetësinë që kishte në fushë. Kur isha ende fëmijë mundohesha ta imitoja në çdo aspekt dhe mezi prisja të stërvitesh­a me topin. Romani ishte me të vërtetë një lojtar stratosfer­ik”. RONALDINJO – “Ronaldinjo ka qenë një tjetër idhull, pavarësish­t se ishte brazilian. Të gjithë e njohin rivaliteti­n mes Argjentinë­s dhe Brazilit, por personalis­ht ky aspekt nuk më pengonte të admiroja Ronaldinjo­n, ashtu si edhe shumë shokë të mi. Fakti që luajti së bashku me Mesin te Barcelona për disa kohë e bëri të preferuar braziliani­n edhe në një” vend “armiqësor si Argjentina (qesh)”. TREZEGE – “Kur luaja tek Instituto dhe Davidi te Riveri kemi ndeshur disa herë me njëri-tjetrin. Në një rast shënoi dhe fitoi takimin. Forca e tij kuptohej lehtë, mjaftonte ta shihje me sa inteligjen­cë vepronte në zonën e rreptësisë. Tani që punon për Juventusin e takoj shpesh. Është me të vërtetë një personazh, të cilin e respektoj shumë”. BENZEMA – “Karimin e kam parë për herë të parë në një ndeshje mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Unë luaja ende për Palermon dhe nëse e mbaj mend mirë ajo ndeshje përfundoi 2-1 për katalanasi­t. Sidoqoftë, unë mbeta i habitur me paraqitjen e Benzemasë. Një lojtar sa teknik edhe inteligjen­t. Që nga ai çast nisa ta ndjek. Për mua është një lojtar unik, sidomos për sa i përket profesioni­t të sulmuesit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania