Panorama Sport (Albania)

Pep ngre sytë nga qielli: Lutem për lojtarët e mi

“Na pret një muaj i çmendur, kemi nevojë për të gjithë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një ndeshje më pak në Premier Ligë dhe mundësia për të kaluar përpara rivalëve të Liverpulit. Në garë për Ligën e Kampionëve, për Kupën FA dhe fitues të Kupës së Ligës. Një sezon që mund të bëhet i çmendur për Mançester Sitin e Pep Guardiolës, sigurisht nëse pushimi i kombëtarev­e do t’ia lejojë. Dhe në fakt, kjo është frika më e madhe e trajnerit të “qytetarëve”: të humbasë lojtarë prej dëmtimeve gjatë pauzës për sfidat ndërkombët­are. “Lutem, është e vërtetë. Lutem që lojtarët e mi të kthehen mirë fizikisht. Kjo është e vetmja gjë që dëshiroj. Ata duhet të largohen, të luajnë për vendin e tyre dhe të jenë të lumtur që po e bëjnë. Të ndihmojnë kombëtaren e tyre, por më pas duhet të kthehen këtu shëndoshë e mirë”, thotë spanjolli për sajtin e klubit. Shqetësimi i Guardiolës është mbi të gjitha për numrin e ndeshjeve të muajit të ardhshëm: “Është një çmenduri numri i ndeshjeve që kemi në prill, për këtë arsye kemi nevojë për të gjithë”. Për momentin, Siti do duhet të luajë pa Kevin De Bryjnen, Xhon Stonsin dhe Benzhamë Mendinë, ndërsa Fernandinj­o nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të pushimit ndërkombët­ar. Për këtë arsye Guardiola i ngre sytë nga qielli. Ku i dihet, ndoshta do ta dëgjojnë!

KALENDARI - Siti do të luajë 8 ndeshje në 29 ditë pas pushimit ndërkombët­ar. Guardiola konfirmoi se lojtarët që nuk janë thërritur nga kombëtaret, do të kenë një javë pushim përpara se të rikthehen në stërvitje, por shpreson që nga ky pushim të përfitojë për të riaftësuar ata që kanë mbetur në infermieri: “Të gjithë do të luajnë. De Bryjne, Fernandinj­o, Stons, Mendi, të gjithë do të rikthehen së shpejti dhe na duhen. Edhe pse disa luajnë 10-15 minuta, të gjithë janë të rëndësishë­m. Na duhet çdo lojtar, sepse jemi në një fazë ku kemi shansin për të fituar tre trofe të tjerë”. Ndeshja e ardhshme për “qytetarët” do jetë transferta ndaj Fulhamit më 30 mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania