Panorama Sport (Albania)

Lista e zezë, Zidan largon nëntë lojtarë nga “Bernabeu”

Isko-Marselo mund të ikin, shpëton Asensio

-

Do të jetë një revolucion i vërtetë ai i Zinedin Zidanit në fund të sezonit te Reali. Skuadra ka nevojë për fytyra të reja, duke nisur nga Hazard dhe Eriksen për mesfushën, plus ëndrra e trajnerit francez, që është Pogba. Në sulm objektivat janë bërë Mbape, ndërsa alternativ­a mbetet Kejn. Por shumë më interesant­e sesa blerjet, janë edhe largimet. Nëse dikush mendonte që t’i rrëmbente Asension kampionëve të botës, duhet të dorëzohet, sepse Zidan e konsideron të pashitshëm. Një mbrojtës interesant që del në vitrinë është Vajejo, i cili me ardhjen e Militaos, nuk do të ketë më vend mes 25 lojtarëve të ekipit të parë. Deri 10 ditë më parë, ishte i fortë tundimi për të vënë bast për të ardhmen e Marselos me fanellën e Juves. Dhe me drejtimin e ri teknik, nuk është se ndryshon shumë. Largimi i braziliani­t mbetet opsion, ashtu siç mbetet edhe ai i Iskos, i cili pavarësish­t se është rikthyer titullar me Zizunë në ndeshjen kundër Selta Vigos, duhet të fitojë edhe besimin e klubit pas krisjes që pati me Solarin. Edhe Bejl mbetet në merkato, sepse nuk konsideroh­et vendimtar tani që është te të 30-at dhe mund t’i sjellë ende disa miliona klubit, duke parë interesin e skuadrave të Premier Ligës. Portieri Kejlor Navas u rikthye titullar në vend të Kurtuasë në ndeshjen e fundit. Zidan e do, por nuk është e thënë që të qëndrojë, sepse ishte dhe mbetet numri 2 pas belgut. Mariano Diaz mbërriti vitin e shkuar si pasardhësi i mundshëm i Kristiano Ronaldos, por ka hasur shumë vështirësi me dëmtimet. Reali mendon ta huazojë për t’i dhënë më pas një tjetër shans, sepse kështu nuk do të luante kurrë. Pastaj janë edhe tre lojtarë që janë thuajse të sigurt që do të shiten në fund të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushori­n Sebajos, Markos Jorenten dhe Valverden, të gjithë lojtarë të një reparti të destinuar për t’u revolucion­arizuar dhe që kanë pak shanse për të luajtur minuta sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania