Panorama Sport (Albania)

Titulli, monopol i Barcelonës

Leo Mesi mbret i Europës, 31-vjeçari lë pas Mbapenë në garën për “Këpucën e Artë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barcelona ka domin uar La Ligën gjatë 11 viteve të fundit, duke u përgatitur të fitojë kampionati­n e tetë në fund të këtij sezoni. Por përveç kësaj statistike të thjeshtë, mënyra sesi katalanasi­t i kanë fituar këto trofe gjatë dekadës së fundit, konfirmon dominimin e tyre. Sezonin e shkuar, me vitin e parë të Valverdes në stol, Mesi me shokë për pak sa nuk e mbyllën sezonin të pamposhtur, duke rënë vetëm në pengesën e 37të, ndërsa u mundën 5-4 nga Levante në “Ciutat de Valencia”. Ata e mbyllën sezonin 14 pikë përpara Atletikos së vendit të dytë. Këtë sezon, ata thuajse e kanë hipotekuar titullin që në mes të marsit, pasi mundën Realin brenda dhe jashtë dhe nuk humbasin prej ndeshjes kundër Betisit në “Camp Nou’, më 11 nëntor, 17 javë më parë. Në 2012/13, me Vilanovën në stol, Barcelona e mbylli 15 pikë përpara Realit dhe humbi vetëm dy ndeshje, duke shënuar 115 gola. Gjatë tre titujve kampionë me Guardiolën në stol, katalanasi­t frymëzuan një markë futbolli që shënjoi historinë e klubit. Vetëm Reali në dy raste dhe Atletiko në një, arritën që të thyejnë fortesën e katalanasv­e. Barcelona do të ngrejë titullin e 26-të kampion në fund të këtij sezoni, 6 më shumë se Reali, një distancë e paimagjinu­eshme në fillim të një dekade më parë. Leo Mesi vazhdon të diktojë fatin e kësaj skuadre. Me tripletën e fundit ndaj Betisit, kapiteni argjentina­s u shkëput akoma më shumë nga Mbape në garën për “Këpucën e Artë”. 31-vjeçari ka shënuar 29 gola në La Liga këtë sezon, duke fituar 58 pikë, ndërsa sulmuesi i PSG ka shënuar 26 gola në Ligën e Parë. Podiumin e plotëson sulmuesi i Sampdorias, Fabio Kualjarela. 36-vjeçari e ka tundur 21 herë rrjetën në Serinë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania