Panorama Sport (Albania)

Oliver Birhof, optimist: Po ndërtojmë Gjermaninë e re

"Ndaj Holandës nuk jemi favoritë, duhet ende shumë kohë"

-

Drejtori sportiv i skuadrës ko mbëtare dhe i akademisë së Gjermanisë, Oliver Birhof ka folur për të ardhmen e skuadrës dhe objektivat që ajo ka në dy ndeshjet e radhës. Të mërkurën "Pancerat" do të ndeshen me Serbinë në një miqësore dhe disa ditë më pas me Holandën për kualifikue­set e Europianit. ...për projektin me të rinjtë:

Jemi duke ndërtuar me të rinjtë dhe disa lojtarë të tjerë një skuadër të re që duhet të lidhet. Duam që të vazhdojmë rrugën tonë pas Botërorit për të qenë sa më pranë me tifozët dhe të rregullojm­ë imazhin e skuadrës kombëtare. Kjo do të arrihet me lojtarët e rinj. Qëllimi është të risjellim sërish dëshirën për të luajtur një futboll atraktiv. Kemi gjithmonë pak kohë për të punuar me skuadrën. Detyra ime është të gjej sa më shumë lojtarë të aftë për t'ia bërë sa më të lehtë punën trajnerit Lëv.

...për objektivat: Duam të arrijmë në Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo kërkon që skuadra të fitojë me lojë dhe rezultat. Jemi një ekip i ri që ka lojtarë me potencial të lartë. Por, sigurisht që këta lojtarë të rinj do të bëjnë edhe ndonjë gabim rrugës dhe ndaj duhet të tregohemi më të duruar. Kombëtarev­e të tjera si Franca dhe Holanda u është dashur një kohë e konsiderue­shme për të rigjetur ritmin. Po nisemi nga zero dhe jam i bindur që do të shkruajmë një kapitull të ri dhe të suksesshëm për futbollin gjerman. Duam të rikthehemi sërish në majën e futbollit botëror.

...për ndeshjet e radhës: Në ndeshjen me Holandën në transfertë nuk jemi favoritë. Kundër Serbisë dhe skuadrave të tjera në grup, po. Kemi një bazë lojtarësh që po rriten ditaditës dhe kjo falë punës që kemi bërë. Vetëm pak kohë më parë kemi pasur shumë kampionë bote në skuadër, por në Kupën e konfederat­ave pamë gjithashtu se çfarë bënë djemtë e rinj. Nga kjo duam të nisemi për të arritur sërish te suksesi. ...për Egeshtain, Klosterman dhe Shtark: Të tre lojtarët do të jenë të grumbullua­r me kombëtaren. Ky është një sinjal nga trajneri ku tregon besimin te të rinjtë. Ata duhet të stërviten me seriozitet dhe të disiplinua­r për të justifikua­r besimin. ...për futbollin gjerman: Edhe pse ndaj skuadrave angleze kemi pasur një bilanc negativ, mendoj se Bundesliga ka kualitetin e duhur për t'u ringritur. Duhet të presim dhe pak se gjërat nuk bëhen brenda një dite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania